Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
POLITIKE

Mospërfshirja e himnit shqiptar, reagon kryebashkiaku Pali Kolefski: Kërkova zbatimin e protokolllit, por isha vetëm i ftuar

P
Piranjat20 August 2026, 21:02 · 2 min lexim
Mospërfshirja e himnit shqiptar,  reagon kryebashkiaku Pali Kolefski:

Për herë të dytë radhazi, gjatë zhvillimit të Festivalit Folklorik Maqedonas në Bashkinë e Pustecit, është shkelur protokolli zyrtar duke ekzekutuar vetëm himnin e Maqedonisë së Veriut dhe duke injoruar atë shqiptar.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, pranë të cilit qëndronin kryebashkiaku aktual Pali Kolefski dhe organizatori i eventit, ish-kryetari i bashkisë Edmond Themelko, kryetar i shoqatës VMRO Shqipëri.

I pyetur rreth këtij incidenti protokollar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, deklaroi se kishte kërkuar paraprakisht përfshirjen e himnit kombëtar shqiptar. Edhe pse sqaroi se Bashkia e Pustecit ishte thjesht e ftuar në këtë koncert dhe jo organizatore e tij, Kolefski kërkoi ndjesë publike për situatën e krijuar.

“Të them të drejtën, para se të zhvillohej ky aktivitet, kam kërkuar nga organizatorët, konkretisht nga kryetari i shoqatës së VMRO Shqipëri. I kam kërkuar programin zyrtar, ku më kanë thënë që ka këngë e valle tradicionale maqedonase dhe do të hapet me himnin maqedonas. I kam kërkuar që, në momentin që do të ekzekutohet himni maqedonas, duhet të jetë patjetër edhe himni shqiptar, sepse është në çdo protokoll, në çdo pritje zyrtare ose hapje të ceremonive zyrtare.

Duhet patjetër të jetë dhe himni i shtetit, sepse ne jemi shtetas shqiptarë, jetojmë këtu dhe duhet të respektohet himni. Kërkoj ndjesë, vërtet, pavarësisht se nuk më takon mua, sepse s’kam qenë organizator si Bashki e Pustecit, si organizator i këtij aktiviteti. Kemi qenë të ftuar në këtë koncert. Megjithatë, kërkoj ndjesë. Edhe kryeministri maqedonas nuk e priti mirë këtë”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.