EUROPOL: Grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, i lidhur me kartelin ekuadorian “Los Lobos”, është goditur n&eum...
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, i lidhur me kartelin ekuadorian “Los Lobos”, është goditur n&eum...
Dosja e SPAK zbardh një nga operacionet më të mëdha të dyshuara të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku rrjet...
Banorët e Lagjes 15 në zonën e Spitallit, Durrës, kanë ngritur një denoncim publik lidhur me një problematikë që,...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, deklaroi se helmimet e përsëritura të studentëve ...
Në një prej burimeve më piktoreske, kurative që natyra i kishte falur zonës së Përmetit është tharë uji. Lli...
Komisariati Nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e Sori-Al, Alma Tafanin, e cila ka deklaruar se ka bërë çd...
Prej 26 ditësh, në Shqipëri vijojnë protestat që kanë mbledhur mijëra qytetarë në sheshe. Përtej kërkesav...
Për shekuj me radhë, shprehja ruse “pas Maleve Urale” nënkuptonte “i sigurt nga një pushtim i huaj”. Gjatë p...
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi kredin...
Kjo Kupë Bote me 48 skuadra ka prodhuar disa ndeshje interesante dhe disa performanca mbresëlënëse nga skuadra të renditura më p...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, deklaroi se helmimet e përsëritura të studentëve në Akademinë e Sigurisë janë pasojë e një qeverisjeje që ka humbur prioritetet.
Ai akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për dështim në garantimin e sigurisë ushqimore dhe theksoi se institucionet publike nuk po përmbushin detyrimet më bazë.
Sipas Muçollarit, siguria ushqimore nuk është luks, por një detyrim i shtetit ndaj qytetarëve.
Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:
Kjo pas meje është Akademia e Sigurisë. Një institucion që, që në emër, premton siguri. Një institucion që duhet të përgatisë ata që do të garantojnë sigurinë e qytetarëve. Por pikërisht këtu mungon siguria më elementare: siguria ushqimore.
Brenda vetëm dy muajsh kemi pasur dy helmime masive të studentëve, të cilët kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pas rastit të parë u premtuan hetime dhe masa. Por fakti që e njëjta ngjarje u përsërit tregon se ose nuk u morën masa, ose ato ishin tërësisht të paefektshme.
Nëse në Akademinë e Sigurisë nuk garantohet dot një vakt i sigurt për studentët, çfarë sigurie mund të presin qytetarët në shkolla, spitale, konvikte apo në çdo institucion tjetër publik? Çfarë besimi mund të kenë ata te një shtet që dështon edhe në detyrimet më bazë?
Ky nuk është një incident i izoluar. Është pasojë e një modeli qeverisjeje që ka humbur prioritetet. Një qeverisjeje që nuk është më e përqendruar te zgjidhja e problemeve të qytetarëve, por te ruajtja e pushtetit.
Ndërsa studentët helmohen dhe qytetarët përballen çdo ditë me shërbime publike që degradojnë, energjia e qeverisë shpenzohet për të sulmuar protestuesit, për të delegjitimuar zërat kritikë dhe për të mbrojtur veten nga përgjegjësia.
Prandaj protestat nuk lindin nga propaganda e askujt. Ato lindin nga grumbullimi i dështimeve të përditshme. Nga qytetarë që shohin se shteti nuk arrin të garantojë as standardet më elementare, por gjen gjithmonë kohë dhe energji për t’u marrë me ata që protestojnë.
Sot kjo qeveri është e përqendruar te ruajtja e karriges së pushtetit, ndërsa po lë bosh karriget e institucioneve. Institucionet nuk funksionojnë më si garanci për qytetarët, por si fasadë. Dhe koston e kësaj e paguajnë çdo ditë qytetarët.
Siguria ushqimore nuk është luks. Është detyrim. Ashtu si siguria, shëndeti dhe dinjiteti i çdo qytetari.
Shqipëria ka nevojë për një qeveri që qeveris dhe mban përgjegjësi. Ndryshimi është i domosdoshëm, këtë e fakton dhe reagimi qytetar.
Prandaj protesta qytetare duhet të vazhdojë dhe çdo qytetar që beson në institucione funksionale dhe një shtet që mbron njerëzit, duhet t’i bashkohet. Ndryshimi do te vije te dashur qytetarë sepse gjithsecili prej jush po refuzon dështimin dhe po kerkon një Shqipëri më të mirë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga International...
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi kredin...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për mungesën e rrugës që lidh komunën e Parisit me...
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda që është pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” ka njoftuar se brenda pak ditë...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se përpjekjet e kryeministrit Rama pë...
Qytetarët u ndalën edhe para Parlamentit, aty ku u ulën këmbëkryq në mes të rrugës, me thirrjen ‘Shqipëria k&...
Ndërsa NATO po hyn në fazën përfundimtare të përgatitjeve për samitin e 7-8 korrikut në Ankara, atmosfera mes liderë...
Qytetarët kanë afishuar në shesh “njoftime kërkimi”, ku janë përfshirë emra të figurave kryesore të q...
Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar sot kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Sidorela Vatnikaj lexoi publikisht k&eum...
Mijëra vetë u mblodhën edhe në ditën e 26-të të protestave kundër qeverisë Rama. Në sheshin para kryeministri...