POLITIKE

Muzeu hebraik në Vlorë/ Berisha: E quaj pozitive, PD është parti e tolerancës fetare

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shtator 2026, 14:31

Muzeu hebraik në Vlorë/ Berisha: E quaj pozitive, PD është

Kreu demokrat e quajti pozitive ndërtimin e një muzeu hebraik në Vlorë.

“PD është parti e tolerancës fetare dhe nuk pajtohet me asnjë qëndrim antisemit”, tha ai.

Ani Malaj: Çfarë mendimi keni për muzeun hebraik që po ndërtohet në Vlorë?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen.

Së pari, Partia Demokratike është një parti e tolerancës fetare dhe e respektit të pafund.

Ajo nuk pajtohet, në mënyrë absolute, me asnjë qëndrim antisemit. Dhe këtu jemi shumë të përcaktuar. As anti-feve të tjera. Jo.

Tani vijmë pak tek problemi. Cila është e vërteta e problemit? E vërteta është se shqiptarët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm që s'morën pjesë në Holokaust, siç morën pothuajse gjithë të tjerët, por përkundrazi, i mbrojtën, duke rrezikuar jetën e tyre, të fëmijëve të tyre, familjet hebraike. Dhe shqiptarët nuk duhet ta harrojnë këtë. Kjo është një nga trashëgimitë më të shkëlqyera morale të tyre.

Por prapë, ka një gjë tjetër, se unë e shoh që forca antisemite kërkojnë ta shndërrojnë në një debat të madh.

I kam dëgjuar me shumë të drejtë: Pse Izraeli nuk ndërton vetë një muze për shqiptarët?

Tani, në qoftë se ju shkoni në Jerusalem dhe vizitoni Yad Vashem, emrat e shqiptarëve janë të gdhendur me germa të arta në atë muze. Janë familjet, emrat... Dhe e vërteta është, jo vetëm në atë muze, por dhe në muzeun e Holokaustit në Nju Jork.

Por a është vetëm kaq historia? Jo, nuk është vetëm kaq historia. Të jemi realistë. Në periudhën e Inkuizicionit, qindra mijëra hebrenj u përzunë nga Spanja, dhe ata i mori në mbrojtje dhe u dha strehë Perandoria Otomane. Gjë e cila mbetet një nder historik i kësaj perandorie.

Perandoria Otomane i shpërndau në vende të ndryshme të perandorisë. Nga të cilat janë shpërndarë edhe në Vlorë, edhe në zonën e bregut, dhe në Elbasan, mundet dhe në zona të tjera. Tani, ata kanë pasur jetën e tyre të përbashkët me shqiptarët, bashkëjetesën e shkëlqyer me shqiptarët, historikun e tyre bashkë me shqiptarët.

Por përderisa ata kanë pasur një, jo lagje, po një bllok të tyre, një zonë të tyre ku kanë jetuar ato familje, ndërtohet pra një muze në kujtim të kësaj historie, unë e quaj pozitive, dhe u bëj thirrje demokratëve dhe u bëj thirrje qytetarëve të Vlorës: Mos dëgjojnë ata të cilët duan të nxisin luftërat ndëretnike, fetare, e debate të tilla.

Ajo ka qenë një realitet aty. Ata nuk janë më aty. Jo, kanë ikur në shtetin e tyre, kanë ikur në Izrael.

Po marr një zonjë, Anna Cohen. Unë e kam njohur edhe e njoh atë, ka qenë bashkëstudente me mua. Po u them unë juve, sigurisht një ditë ajo dha një statistikë të gabuar. Dha një statistikë të gabuar, por në mënyrë absolute, ajo ka qenë një nga shqiptaret më të flakta në mbrojtje të çështjes së Kosovës në Nju Jork.

Ajo ka kryesuar shoqatën e motrave Qiriazi dhe ka bërë gjithçka për promovimin e rolit më shumë se në Shqipëri.

Ndaj dhe nuk duhet të nguteni se këto i nxit Edi Rama. I nxit qeveria.

Si i nxit? Tani t'ju pyes unë ju që më pyesni mua: Kush shkoi dhe e grisi flamurin izraelit tek ambasada? Kur ndodhi një gjë e tillë, policia thotë që këtë flamur, se nuk griset flamuri tek ambasada, ambasada është territor i dhënë, ka një status, ka të gjitha. Policia shqiptare nuk e dha gjë sot emrin. Sepse e futi vetë. Për të bërë një akt antisemit, anti-izraelit.

Ajo që është shqetësuese shumë, u them vlonjatëve dhe shqiptarëve, është projekti që ka bërë për të shkatërruar ndërtesën themelore të Vlorës.

Ka bërë projekt për t'i vënë një ballkon xhami sipër. Për të thënë se është pjesë e tij kjo.

Shikoni ç'do të bënte ky me ndërtesën e parlamentit. Kur ne po bënim parlamentin, vendosëm të bëjmë parlamentin, ky solli një projekt ku i vinte ndërtesës ekzistuese një kub sipër, asaj ndërtese afrodiziake. Të njëjtën gjë po bën me ndërtesën e shoqatës Labëria tani.

Jo, ajo ndërtesë nuk duhet preket. Ajo ndërtesë është ndërtesë historike, është me mbrojtje të kategorisë së parë. Një ndërtesë me mbrojtje të kategorisë së parë nuk mund ta prekë kush.

Ajo po, përforcohet që t'i rezistojë kohës, kurse ky po i vë, kushedi me çfarë biznesmeni është marrë vesh, po i bën një restorant dhe një klub xhami sipër ndërtesës, dhe ky është rikonstruksioni.

Ajo është tepër shqetësuese, të dashur, edhe atë s'duhet ta pranoni në asnjë mënyrë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues