POLITIKE

Mziu: Asgjë nuk bëhet pa urdhrin e Ramës, është kryekapoja i tenderave

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Korrik 2026, 08:56

Mziu: Asgjë nuk bëhet pa urdhrin e Ramës, është

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se kryeministri Edi Rama është vendimmarrësi për çdo tender publik, duke pretenduar se asnjë fond, procedurë apo përzgjedhje kompanish nuk bëhet pa miratimin e tij. 

Duke u ndalur te tenderi i Spitalit Rajonal të Dibrës, Mziu tha se rasti është vetëm "një pikë në oqeanin e madh të korrupsionit", ndërsa denoncoi gjendjen e rëndë të spitalit dhe e cilësoi tenderin si një procedurë me qëllime elektorale.

Duke marrë si shembull Unazën e Burrelit, Mziu tha se investimi u shemb brenda pak ditësh dhe u pasua nga një tjetër tender, duke pretenduar se moszbatimi i ligjit favorizon abuzimin me fondet publike.

Fjala e tij:

Në fakt, roli i zotit Tërnova është shumë më i madh sesa Dibra, por ajo çfarë është më e rëndësishmja për qytetarët nuk është se Tërnova është kapoja i kësaj gjëje. Kryekapoja dihet që është Edi Rama.

Po, absolutisht. Asgjë s'bëhet në qoftë se nuk merret OK-i te Edi Rama, qoftë për nxjerrjen e fondit, qoftë për shumëfishimin e vlerës limit të tenderit, apo se cilës bashki apo cilit institucion do t'i dërgohet, apo kush është oligarku që është pas saj. Asgjë s'bëhet.

Kështu që ky është absolutisht një person i rëndësishëm brenda KPP-së, por jo vendimmarrësi. Dhe ajo çfarë ka ndodhur në Dibër, në fakt, nuk është ndonjë hata e padëgjuar, sepse nuk besoj se, nëse do t'i futeshim çdo tenderi për ta parë, as ndoshta 5% e tyre nuk do të kishin, po themi, standardin që duhet të kenë vendet normale apo vendet e Bashkimit Europian.

Kryefjala e çdo tenderi është se sa do të jetë fasha që duhet të përfitojë, po themi, ai rrjeti i qeverisjes, sepse paratë që përfitohen nga çdo tender kanë një destinacion, duke filluar nga kapoja e deri te votuesi fundor, në blerjen e votave, edhe kur ka zgjedhje qendrore, edhe kur ka zgjedhje vendore.

Për t'iu rikthyer tenderit për të cilin bëhet fjalë, është një tender shumë i rëndësishëm. Në fakt, ky tender ka filluar të bëhet gati një vit përpara zgjedhjeve të vitit 2025, pra mund ta quajmë një tender elektoral që kishte në fokus, po themi, zgjedhjet. Madje kanë qenë edhe drejtues të tjerë të atij institucioni dhe, ndërkohë, ai spital nuk ka nevojë vetëm për këtë tender, sepse edhe sot e kësaj dite, pavarësisht se është bërë tenderi, po të shkosh në Spitalin e Dibrës, që është Spitali Rajonal i Qarkut, është si ato stallat e kooperativës: kur bie shi, siç bie jashtë, futet brenda, por edhe kur ka diell mund të depërtojë dhe s'bën fare ndryshim.

Ato që jep Sajmiri janë lule krahasuar me ato të Dibrës, sepse Spitali Rajonal është tamam një gërmadhë e vërtetë.

Thjesht fasadën e ngjyrosin sa herë që ka zgjedhje. Çatinë absolutisht jo. Banjat janë jofunksionale. Në çdo pavijon që të shkosh nuk ke, po themi, asgjë që është në normalitet. Është spital rajonal, por, po të shkosh për kirurgji, në fakt askush nuk bën ndërhyrje aty, por duhet t'i drejtohet Tiranës.

E vetmja kirurgji, në maksimumin e mundshëm, është si në antikitet ajo që bëhet në qarkun e Dibrës. Po ashtu, po të gjesh ndonjë pacient, do të shohësh që marrin batanijet nga shtëpia e vet kur është ftohtë, ndërkohë marrin edhe një freskuese tani në verë për t'u freskuar. Absolutisht nuk përdoret asnjë medikament, po themi, nga spitali.

Janë thjesht mjekë, por edhe mjekë jo të të gjitha profesioneve. Sigurisht. Janë ca mjekë të cilët thjesht janë për të qenë aty. Madje, nëse do t'i referohemi mjekëve apo infermierëve, pothuajse çdo njësi administrative është e mbushur plot me mjekë dhe infermierë, por në fakt në terren askush s'është. Pra, thjesht marrin atë rrogën, sepse edhe po të shkosh në qendrat shëndetësore, janë si kabinat elektrike të viteve '70 dhe nuk funksionojnë fare. Madje, edhe gjatë fushatës, kur ne shkojmë, që duhet të jenë më shumë të angazhuar, shohim vetëm ambulanca të mbuluara me ferra nga të katër anët dhe që dikush merr rrogën edhe si mjek, edhe si infermier, ndërkohë që ato nuk funksionojnë.

Pra, ajo çfarë ka ndodhur në Dibër nuk është veçse një pikë në oqeanin e madh të korrupsionit që bën kjo qeveri. Është një gjë e zakonshme për këtë qeveri. Ajo çfarë ndodh me shëndetësinë në Dibër është ajo çfarë ndodh në të gjithë Shqipërinë.

Absolutisht, ajo çfarë ju thoni është shumë e vërtetë. Pra, nuk merren me thelbin. Fundja, qytetarin shqiptar e intereson nëse prokurimi është bërë, nëse investimi është kryer, nëse shërbimi është kryer. Asnjë prej këtyre nuk bëhet. Themelor, edhe një herë, për këtë qeveri është korrupsioni galopant. Kështu që ajo çfarë ndodh është absolutisht një skemë e parapërgatitur e kësaj qeverie dhe, kudo që të shkosh, po themi, kemi këtë lloj situate.

Edhe po të shkosh te QSUT-ja, e njëjta situatë. Ke më shumë, po themi, patronazhistë apo persona të cilët shohin kush shkon në dyert e spitaleve, sesa ke persona profesionistë apo ndërhyrje emergjente për pacientët që mund të shkojnë në një spital. Pra, është një situatë kaotike.

Nuk kemi parë qoftë edhe një rast të vetëm që dikush që është kapur në shkelje në një prokurim të caktuar t'i ketë rikthyer paratë e buxhetit të shtetit që janë konstatuar si të vjedhura. Përkundrazi, ka filluar tani të bëhet show. Bëhet arrestimi dhe, pas dy apo tre ditësh, fillojnë me shkresë-këmbime që doli nga arresti. Pra, është kthyer në një gjë të zakonshme. Ndërkohë, ajo çfarë i mungon buxhetit të shtetit, pra vjedhja e parave, asgjë nuk kthehet në buxhet, por, përkundrazi, persona të cilët e kanë kaluar këtë shkallë mund të shkojnë edhe pak më lart, sepse janë certifikuar në këtë pjesë, kanë krijuar edhe atë imunitetin e marrëdhënieve me sistemin e drejtësisë dhe mund të kapin poste edhe më të larta sesa ato që kishin më përpara.

Që janë, shumica prej tyre, kanë qenë në një shkallë shumë më të ulët. Kanë qenë drejtorë apo kanë qenë përgjegjës sektori, që janë certifikuar.
Po, jo vetëm ai. 

Të gjithë janë. Po, 80% apo më shumë e ministrave janë ish-punonjës të "Rilindjes". Kështu që ky është një trend që po përdoret, po themi, në Shqipëri, që qëllim kryesor kanë prokurimet, zhvatjen e pronave publike apo instrumente të tjera që përdorin për kafshimin e vendit apo të pronave publike.
Në fakt, nuk shihet dritë në fund të tunelit në këtë situatë. Unë dua t'ju them që në Dibër, në vitin 2016, kishim atë korrupsionin e jashtëzakonshëm të blerjes së votave, ku ishte kryeministri, ku ishte Ulsi Manja, ku ishte Gjiknuri, ku ishin një numër i konsiderueshëm qeveritarësh, dhe ndërkohë, sot e kësaj dite, vazhdon të jetë e hapur dosja dhe nuk vepron askush.

Kemi Bulevardin e qytetit që, në vitet 2017–2018, u bë dhe i kushtoi me miliona euro buxhetit të shtetit, ndërsa pas katër vitesh u zëvendësua me një tjetër tender që ka dyfishuar apo trefishuar vlerën limit të atij prokurimi.

Për të mos shkuar më tej, nëse do të shkosh tani në qarkun e Dibrës apo në Dibër, do të shohësh që është një lumë që kalon pothuajse ngjitur me qytetin dhe janë ndërtuar tre hidrocentrale. Gojët e liga flasin që janë të kryetarit të bashkisë, apo të ish-ministrit të Drejtësisë, apo të personave të tjerë.

Pra, është bërë edhe një herë një fenomen tjetërsimi i pronave publike apo i tenderëve korruptivë dhe tashmë qytetarët i shohin si gjëra normale, sepse sistemi i drejtësisë nuk e konkludon, po themi, që dikush që e ka shkelur ligjin ose dikush që ka përvetësuar, duhet jo vetëm ta vuajë, por edhe ta dëmshpërblejë atë çfarë i ka bërë buxhetit të shtetit.

Ligji ekziston, por kush e zbaton?

Po jap edhe një rast tjetër. Bëhen tenderat publikë dhe, ndërkohë, nuk bëhet sigurimi i tyre. Nëse ti merr një tender, ashtu siç shkon dhe bën një investim publik, apo edhe një investim privat, si dikush që ndërton një shtëpi, duhet të shkosh të bësh sigurimin e saj.
Pra, është me ligj që tenderat, sidomos ata që janë mbi 10 milionë ose mbi 100 milionë, duhet të sigurohen patjetër. A keni parë ju një tender që është i siguruar? Dhe kjo është absolutisht shkelje ligji.

Po jap edhe rastin e Unazës së Burrelit. Unaza e Burrelit i kushtoi buxhetit të shtetit diku më shumë se 1.3–1.5 milionë euro, varësisht nga shtesat që mund të jenë bërë më pas, por po marrim vetëm vlerën fillestare. Dhe për gjashtë ditë u shemb. Nëse do të kishte qenë e siguruar, kompania do të kishte bërë rehabilitimin e saj.

Po çfarë ka ndodhur? Ju e keni parë para ca ditësh: doli tenderi 945 milionë lekë, pra pothuajse 90% e vlerës fillestare, për t'u ribërë. Pra, çfarë do të thotë kjo? Që shkojnë edhe 1 milion euro të tjera në xhepin e një kompanie për të njëjtin investim.

Pra, me këtë rast dua të them që shteti është ai vetë që nuk e zbaton ligjin ose që lë vakuume të caktuara për t'i përdorur edhe një herë paratë publike për interesat e veta, qoftë për aspektin elektoral, por edhe për interesa të tjera politike ndërkombëtare që përdor sot kryeministri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan