Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

“Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj sfidon Ramën: Dil dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove vilën në Surrel

P
Piranjat19 July 2026, 14:21 · 5 min lexim
“Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja”/ Shehaj sfidon

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka publikuar me dokumente të dhënat e plota duke bërë transparencë totale në lidhje me pronat e tij në Itali. Pas insinuatave të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, Agron Shehaj publikoi dokumentet italiane sipas të cilave, vila e deklaruar prej tij në ILDKPI, e shitur 15 milionë euro, është një pronë e blerë në vitin 2019 dhe më pas e rindërtuar një vit më vonë, me të paktën 4 milionë euro të tjera sipas të gjitha rregullave të shtetit italian.

“Po bëj atë që s’ka bërë asnjë politikan tjetër në të gjithë historinë e Shqipërisë: Transparencë totale në lidhje me pronat e mia. Këtë pronë në Itali e kam blerë në 2019-ën, 2.9 milionë €. Në 2020-ën kam marrë një leje ndërtimi për të ndërtuar një vile prej 500 m2 pothuajse. Kam investuar 4 milionë € në rindërtimin. Këtu janë deklaratat e pasurisë ku janë të gjitha të deklaruara dhe në 2025-ën e kam shitur 15 milion €”- shprehet Shehaj.

Sipas kreut të Mundësia, çdo investim i tij është i deklaruar dhe dokumentuar në shtetin italian.

“Çdo gjë është e kontrolluar sidomos në Itali ku askush nuk të fal. Nëse nëse shkel ligjin, të fusin në burg”.

Shehaj ka publikuar gjithashtu të dhënat e plota në lidhje me një tjetër vilë, për të cilën Taulant Balla nxori pamjet dhe detajet e një ambienti ku jetojnë fëmijët dhe bashkëshortja e tij.

Për këtë pronë, kreu i Mundësia, shpjegon se e ka blerë për një shumë prej 10 milionë eurosh dhe në planet e tij është një riinvestim, për ta shitur me një vlerë më të madhe.

“Këtë vilë e kam blerë 10 milionë euro, është më e madhe, kuptohet, do ta investoj dhe mund ta shes edhe 25 mln euro, po e shita mirë po nuk e shita do ta mbaj për vete”, thekson Shehaj.

Pas transparencës me dokumente për pronat e tij në Itali, Shehaj thotë se akuzat e bëra ndaj tij janë me urdhër të Edi Ramës.

Shehaj e ka sfiduar kryeministrin Rama të bëjë gjithashtu transparencë për vilën e tij të ndërtuar në Surrel, për të cilën ka deklaruar në ILDKPI se ka harxhuar 400 mijë euro, një shumë që sipas Shehajt nuk do të mjaftonte as për të paguar arkitektin.

Shehaj thekson se sulmet ndaj tij dhe Partisë Mundësia nuk do ta ndalin dhe stepin nga denoncimet e aferave të qeverisë.

“Unë nuk kam nevojë të fsheh asgjë sepse paratë i kam bërë me punë të ndershme kurse ata kanë vjedhur popullin më të varfër në Europë dhe janë tërbuar, janë çmendur kanë filluar të më sulmojnë duke shpifur
E shiti 15 mln euro, pastroi paratë, ja ti vemi me kamera, por unë i sfidoj: Dilni dhe bëni të njëjtën gjë!
Dil Edi Rama dhe tregoju shqiptarëve si e ndërtove një vilë prej 1 mijë m2, 4 godina me 400 mijë euro?
Cili ishte ndërtuesi që të bëri këtë çmim?
400 mijë euro nuk dalin as për arkitektin dhe këtë e dinë të gjithë jo më të ndërtosh vilën
Por edhe ato 400 mijë euro ku i gjete?
Dil bëj transparencë.
Kjo është ajo që duhet të bëjë një politikan, të bëjë transparencë për qytetarët shqiptarë, t’ju shpjegojë atyre.

Na sulmojnë sepse iu ka dalë boja, iu ka ardhur fundi.
Po përdorin të gjithë makinerinë e propagandës që kanë.

Tani madje kanë rekrutuar njerëz edhe nga media opozitare gjoja sepse kështu balta bëhet më e besueshme.

Por nuk kanë për t’ja dalë sepse njerëzit e kanë të qartë, unë fëmijët e mi i kam rritur me punë të ndershme, kurse ata i kanë rritur me paratë e qytetarëve shqiptarë, e popullit më të varfër në Europë”, thekson Shehaj.

Prej mëse një jave, në mediat online dhe nga përfaqësues të mazhorancës ndaj kreut të Mundësia është ndërmarrë një fushatë akuzash të cilat Agron Shehaj i ka quajtur shpifje dhe sulme dhe iu është përgjigjur me transparencë dhe dokumente.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.