POLITIKE

NATO e pezullon, Rama biznes me Elbit System. Detaje nga kontrata qindra milionë euro 'top secret' për armatime

Piranjat Përditësimi i fundit 21 January 2026, 22:10
NATO e pezullon, Rama biznes me Elbit System. Detaje nga kontrata qindra

Deri këtu, çdo kush mund të mendoj se një kompani prestigjoze izraelite që po hetohet nga NATO, nuk është një problem shqiptar. Apo edhe se qeveria shqiptare nuk mund ta dinte se ishte në hetim, e tashmë e pezulluar nga NATO. Por, në vijim do tju tregojmë, se këtu problemi bëhet shqiptar. Ndërsa NATO e hetoi, mori masë paraprake pezullimi të projekteve ekzistuese, i ndaloi pjesmarrjen në projektet e reja, kryeministri shqiptar, jo vetëm që nuk eci në të njëjtën linjë me NATO-n, por në vend të bllokimit, zgjeroj bashkëpunimin me këto kompani. 

Falë memorandumit të Bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes Izraelite dhe marrëveshjeve me kompaninë objekt hetimi nga NATO, kryeministri Edi Rama deklaronte se tashmë ushtria shqiptare po rilindte.  Projektet që po e rilindnin ushtrinë e popullit më të varfër të Europës,  mbahen sekret nga qeveria, madje edhe kostot e këtyre projekteve, që nuk do të kalojnë nëpërmjet NATO-s, bashkëpunimit me qeveri të ndonjë shteti tjetër, por do të kalojnë drejtëpërsëdrejti nga buxheti i qytetarëve shqiptarë në llogari të disa kompanive private të hapura rishtazi nga persona të përfolur për lidhje dhe miqësi me kryeministrin Edi Rama. E pas tyre si frunitor, do të jetë kompania nën hetim nga NATO, Elbit Systems, me origjinë izraelite. 

Ndërsa për shqiptarët këto kontrata dhe kostot e tyre konsiderohen sekret, janë mediat e huaja, sëbashku me ato izraelite që japin detaje. Gazeta izraelitye Haaretz, shkruan se firma izraelite e mbrojtjes Elbit Systems do të furnizojë Shqipërinë, një anëtare të NATO-s, me sisteme të përparuara artilerie, duke përfshirë obusë, mortaja dhe dronë, dhe do ta ndihmojë vendin të zhvillojë prodhimin e saj vendas.

E sipas këtij artikulli, marrëveshja aktuale është një hap tjetër në forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes midis Izraelit dhe Shqipërisë, një proces që përputhet me përpjekjet e kryeministrit shqiptar Edi Rama për të zhvilluar një industri vendase mbrojtëse. Sipas marrëveshjes së nënshkruar midis qeverive izraelite dhe shqiptare në shtator, Elbit Systems do t'i furnizojë Shqipërisë obusë ATMOS 155 mm të montuara në kamionë dhe sisteme mortajash SPEAR 120 mm të bazuara në mortajën CARDOM të Elbit.

Kompania gjithashtu do të furnizojë dy lloje dronësh taktikë me rreze të shkurtër veprimi, Magni-X dhe Thor.

Madhësia e marrëveshjes nuk dihet, por marrëveshjet e mëparshme ATMOS që Elbit Systems raportoi tregojnë se secila njësi shitet për 5 milionë dollarë. Droni kuadrokopter Magni-X mund të mbahet në shpinë, dhe Elbit Systems thotë se ka aftësi plotësisht autonome, duke e lejuar atë të fluturojë në zona me ndërprerje të rënda të GPS.

Magni-X mund të mbajë një ngarkesë prej 1.5 kg, duke përfshirë kamera për shikim gjatë ditës dhe natës, ndër sensorë të tjerë. Mund të funksionojë deri në 60 minuta pa ndërprerje.  Sipas marrëveshjes, Elbit Systems do të bashkëpunojë me kompaninë qeveritare shqiptare KAYO, e cila u krijua në vitin 2024 për të çuar përpara zhvillimin e një industrie vendase të mbrojtjes. Firma do të ndërtojë një fabrikë prodhimi prej 5,000 metrash katrorë rreth 53,800 këmbë katrorë në veri të Shqipërisë. Marrëveshja me Izraelin përcakton që Elbit Systems do t'i sigurojë Shqipërisë dhjetë dronë në fazën e parë, duke e ndihmuar më vonë vendin të ngrejë linja prodhimi për dronë dhe sisteme artilerie.

Marrëveshja e paraqitur për miratim nga qeveria shqiptare nuk përmend shumën e marrëveshjes dhe as nuk specifikon burimet e financimit. Haaretz citon një zyrtar të lartë të qeverisë shqiptare kur shkruan se Shqipëria normalisht nuk "publikon detaje të këtij lloji gjatë negociatave, veçanërisht kur përfshihen kontraktorë të mëdhenj të mbrojtjes si Elbit Systems ose Lockheed Martin". Kryeministri premtoi se Shqipëria do të ishte në gjendje të pajiste ushtrinë e saj me dronë të prodhuar në vend deri në vitin 2027, dhe raportet në vend thonë se teknologjia izraelite është pas premtimit, shkruan Haaretz. Rezulton se Elbit Systems është një nga përfituesit kryesorë të forcimit të marrëdhënieve, pasi nënshkroi një marrëveshje në prill për të hapur një shkollë fluturimi në Vlorë, një qytet në bregdetin e Mesdheut, gjithashtu në bashkëpunim me KAYO.

Më tej artikulli i Haaretz, e lidh afrimin e Shqipërisë me faktorin izraelit, nga qëndrimi që kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti ndaj regjimit të Iranit, që ndërpreu çdo marrëdhënie dhe e akzuoi Iranin se fshihej pas sulmeve kibernetike në vitin 2022.  

Britania e Madhe, vetëm javën e shkuar ndërpreu çdo marrëdhënie me Elbit System, duke anuluar kontrata aktuale deri në 2. 6 miliardë dollarë. Në dosje pretendohej se Elbit UK kishte shkelur rregullat e emërimeve në biznes kur Philip Kimber, një ish-brigadier i Ushtrisë Britanike, thuhet se kishte ndarë informacione me firmën pasi kishte lënë ushtrinë. Kimber merrte pjesë në takime kritike në firmë për të diskutuar kontratën e trajnimit që ai dikur e kishte mbikëqyrur në ministri, pretendonte raporti.

Në një rast, Kimber ishte i pranishëm në një takim të Elbit dhe i ulur larg pamjes së një kamere. Ai thuhet se tha se "nuk duhet të ishte atje", sipas raportit të sinjalizuesit. Në përgjigje të një kërkese për lirinë e informacionit, Ministria e Mbrojtjes më vonë pranoi se e kishte mbajtur dosjen për shtatë muaj pa hetuar pretendimet e saj.

Burime të brendshme në ministri ia hodhën fajin e vonesës hetimore "mbikëqyrjes administrative". Mes kritikave në rritje ndaj Izraelit brenda establishmentit ushtarak britanik, katër ish-oficerë të lartë të ushtrisë, në një letër drejtuar Kryeministrit Keir Starmer, i kërkuan së fundmi qeverisë të ndalojë përfshirjen me kompanitë e armëve në pronësi të Izraelit ose të mbështetura nga Izraeli.

Por Shqipëria edhe pse një vend anëtar i NATO-s, duket se nuk ka ecur në të njëjtën linjë, duke vijuar me bashkëpunimin. Syri Tv pyeti Minitrinë e Mbrojtjes, nëse ka zbatuar vendimin e Aleancës për të ndërprerë bashkëpunimin me këtë kompani. Ndryshe nga Ministria e Mbrojtjes që bën transparencë për mediat kur bëhet fjalë për ccështje të rëndësisë kombëtare dhe me interes publik, përfaqësuesit e qeverisë shqiptare refuzuan të japin informacion, me justifikimin se kontrata është sekret. 

Ministria e Mbrojtjes 

Referuar email tuaj ju bejme me dije se ky informacion nuk mund te behet publik, sepse nje nga elementet e kontratave/marreveshjeve te nenshkruara ne kuader te bashkepunimit nderqeveritar midis Shqiperise dhe Izraelit eshte ruajtja e konfidencialitetit te specifikave. Në asnjë rast gazetarët e emisionit 'Plug' nuk kërkuan detaje nga kontrata, por vetëm informacion për pjesën që vetë qeveria e ka bërë publike, atë të vijimit apo jo të kësaj kontrate. Por me këtë përgjigje, Ministra e Mbrojtjes indirekt konfirmon se kontrata është aktive për sa kohë duhet respektuar edhe konfidencialiteti i saj.

E për më tepër, kjo kontratë në momentin e nënshkrimit u publikua në fletoren zyrtare bashkë me detajet e saj, e deri më sot, në Fletoren Zyrtare nuk është publikuar asnjë njoftim për pezullimin apo anulimin, publikim i cili është hap ligjor nëse do të kishte ndonjë vendim të tillë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?