Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

"Nder krimit, vdekje ligjit-motoja e re e PS-së"/ Berisha: Rama dekoroi sot deputetin Çyrbja, bashkëpunëtor i vrasësit Altin Hajri

P
Piranjat26 May 2026, 18:39 · 3 min lexim
"Nder krimit, vdekje ligjit-motoja e re e PS-së"/ Berisha: Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dekoratës që i është dhënë nga Edi Rama ish-deputetit të PS-së në Durrës, Jurgis Çyrbja, i cili është dënuar për strehimin e vrasësit Altin Hajri dhe për nxjerrje sekretesh.

Berisha shkruan se, tani motoja e re e Edi Ramës dhe PS-së është vdekje ligjit dhe nder krimit.

Deklarata:

Rama dekoroi sot deputetin Çyrbja, bashkëpunëtor i vrasësit Altin Hajri. Nder krimit, vdekje ligjit-motoja e re e Partisë Socialiste. Të dashur miq, nën moton ‘kriminelë të të gjitha llojeve bashkohuni rreth partisë se krimit’, Edi Rama i dorëzoi sot, me dorën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, dekoratën e mirënjohjes të dënuarit nga drejtësia si bashkëpunëtor dhe informator i vrasësit Altin Hajri, ish-deputetit të PS-së, Çyrbja.

Dokumentet zyrtare provonin se Çyrbja informonte Hajrin në kërkim për çdo lëvizje të policisë në zonë. Hajri, që thuhet se i kishte dhënë prokurorit Dumani 7 milionë euro ryshfet për të kaluar barrën e krimit, vrasjes dhe copëtimit të kufomës në lokalin e tij të të ndjerit Jan Prenga tek kopshtari i lokalit, sipas regjistrimeve të telefonave ndër të tjera i bëri Ulsi Manjës, ministër i Drejtësisë, dy kostume dhuratë, mbasi sipas tij ai ishte treguar burrë i mirë dhe kishte plotësuar porosinë e tij.

Çyrbja u arrestua në tetor të vitit 2024 dhe u dënua me 3 vite burg për veprat penale të ‘korrupsionit aktiv’, ‘përkrahjes së autorit të krimit’ dhe ‘tregimit të sekretit shtetëror’. Ai doli nga burgu në shkurt të vitit 2025 dhe, ditën e konferencës ndërqeveritare të BE-së, Edi Rama, nën moton ‘Rroftë Krimi, poshtë ligji’, i dorëzoi atij dekoratën e ‘Mirënjohjes’ apo të ‘Fisnikërisë së Qytetit’. Ky akt dëshmon edhe një herë se Edi Rama është kreu i organizatës kriminale shtetërore më të rrezikshme në Europë dhe se nuk ndalet para asgjëje për të mbrojtur krimin në këtë vend. Me këtë akt ai dëshmon se kushdo që ndihmon kriminelët dhe vrasësit e partisë-shtet shpërblehet, dhe mjerë ata që guxojnë t'i denoncojnë dhe t'i dënojnë!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.