Ndërhyrja e Greqisë për dhunën ndaj protestuesit në Zvërnec, Rama: Nuk i shërben marrëdhënieve të mira mes vendeve! Ishte akt dhune

Kryeministri Edi Rama komentoi reagimin e autoriteteve greke pas incidentit të dhunës në Zvërnec ndaj protestuesit, edhe me shtetësi greke, duke shprehur habinë për mënyrën se si çështja u trajtua nga Athina zyrtare.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se për herë të parë kishte dëgjuar pretendime se në zonën në fjalë ekzistonte një popullsi homogjene greke, ndërsa komentoi me ironi deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Rama theksoi se bëhej fjalë për një incident të shkaktuar nga një roje private dhe jo për një akt dhune shtetërore, duke shtuar se vënia në dukje e përkatësisë etnike të protestuesit nuk ndihmon marrëdhëniet mes dy vendeve.
Rama kujtoi gjithashtu edhe trajtimin që iu është bërë shtetasve shqiptarë nëpër burgjet dhe rrugët e shtetit fqinj.
“Për herë të parë dje dëgjova se aty, paska një popullsi homogjene greke, këtë se kisha dëgjuar ndonjëherë ndoshta ngaqë jam injorant dhe nuk i di shumë gjëra. U mahnita nga deklarata e ministrisë së jashtme të Greqisë se ishte një akt dhune, por jo akt dhune shtetërore siç përshembull ndodh me shqiptarët në burgjet e Shqipërisë apo me shqiptarë më parë në rrugët e Greqisë.
Ishte një akt dhune nga një roje private dhe që të ngrihet shteti në këmbë dhe të nënvizojë etninë e protestuesit, kjo është diçka që sipas meje nuk i shërben marrëdhënieve tona që janë përsëri në ditët e tyre më të mira. E futa këtu këtë për të thënë se pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata se titujt e pronësisë janë baza e cdo veprimtarie dhe jo pretendimet.”, tha Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
Protestat për Zvërnecin/ Rama: Kam menduar edhe të largohem dhe t’ju kërkoj ndjesë

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk më duhet karrigia nëse heq dorë nga vizioni që kam për Shqipërinë! Të shtyj kohën e pushtetit me shijen...

“Rojet private u sollën si kafshë, morën qytetarin zvarrë”/ Rama për Zvërnecin: Unë do të bëja edhe më keq…

Kuvendi i PD, Belind Këlliçi: Ripërtëritja ndodhi, 60% e anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar janë gra dhe të rinj…

Dhuna ndaj qytetarit në Zvërnec, Ministria e Jashtme i përgjigjet Greqisë





