POLITIKE

‘Ndërtimi, si lavatriçe e pastrimit të parave’, Shehaj: Shoferi i kamionit u pajis me leje për kullë 25 katëshe

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Gusht 2026, 18:07
‘Ndërtimi, si lavatriçe e pastrimit të parave’,

Një analizë e thellë e sistemit të ri të drejtësisë, e mbështetur në fakte dhe dokumente konkrete, ngre pikëpyetje të forta mbi efikasitetin dhe pavarësinë e SPAK përballë aferave korruptive të qeverisë.

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj e ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, u shpreh se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme dhe shifrave alarmante, nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar rreth 500 milionë dollarë për sistemin e drejtësisë që nga viti 2019, ndërsa reagimi institucional mbetet në kufijtë e apatisë.

Sektori i ndërtimit vijon të shërbejë si një lavatriçe e pastrimit të parave, duke marrë përmasa absurd, ndërsa ekspertja tregoi një rast flagrant i raportuar është ai i një shoferi kamioni, i cili ka arritur të pajiset me leje për të ndërtuar një kullë 24-25 katëshe pranë zonës së Pazarit të Ri në Tiranë.

Ky zhvillim, theksoi ajo pason ndërhyrje të dyshimta në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), strukturë e cila dyshohet se ka ndryshuar kufizimet ligjore të kateve me qëllim që t'i hapë rrugë dhe të bëjë më produktiv investimin e parave me burim të panjohur.

Po ashtu Shehaj tha se kompani të sekuestruara nga shteti apo drejtorë të përfshirë në hetime vijojnë të marrin pjesë dhe të fitojnë tenderë publikë.

Ekspertja u ndal edhe te heshtja e SPAK, lidur me dosjet e ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Rasti i ashtuquajtur afera e "tigrave", bashkëpunimet e dyshuara me kompani të sanksionuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit për shkelje të embargos së naftës, si dhe lidhjet me subjekte të dyshuara për terrorizëm, mbeten të bllokuara në sirtarët e prokurorisë dhe pa asnjë veprim proaktiv.

Shohim, të paktën ne që jemi marrë vazhdimisht me investigime, me aferat korruptive të kësaj qeverie. Por gjithsesi sigurisht jemi marrë dhe kemi bërë dhe një analizë të punës së drejtësisë së re, me aq sa ne kemi mundësi, kemi të dhëna dhe kemi material të mjaftueshëm mbi të cilin mund të gjykojmë dhe të dalim në konkluzione të caktuara. Ajo që ne shohim sot është që puna e drejtësisë, dhe sidomos e SPAK-ut se të gjithë sytë te SPAK-u i kemi, edhe pse korrupsioni mund të hetohet jo vetëm nga SPAK-u por mund të hetohet nga të gjitha prokuroritë e rretheve. Edhe pse ne kemi parë një shifër që e nxori Belind Këlliçi rreth një muaj më parë në parlament, ku kjo drejtësia e re që nga viti 2019, ne na ka kushtuar pak, por janë rreth 500 milionë dollarë, pra gjysmë miliardi dollarë vetëm nga taksat tona për drejtësinë, ku përfshihen të gjithë prokuroritë, gjykatat.

Dhe shohim që është bërë një punë zero mund të themi, sepse normalisht korrupsioni vazhdon, vazhdon dhe rritet. Pastrimi i parave rritet, ekonomia ka filluar ta ndjejë tashmë edhe këtë injektimin e parave të pista në pjesë të saj, që ka filluar të ketë një lloj frenimi dhe sigurisht kjo është te sektorët kryesorë të ekonomisë dhe ne nuk kemi më një ekonomi, pra ne flasim vetëm për beton ku pastrohen paratë, edhe ai çikë turizëm që me sa shohim dhe nga viti 2025, por dhe shifrat paraprake të vitit 2026 nuk do të jenë fort të mira. Por të qëndrojmë pak te drejtësia, shohim që kjo drejtësia është bërë totalisht apatike. Provat janë aty, skandalet janë aty, faktet janë aty. Drejtësia vepron me shumë vonesë siç janë dy rastet e fundit të Klodian Brapot apo të Altin Dumanit, ndoshta te Aruba dhe dosja tjetër që ka Klodian Braho për pastrimin e parave. Pra, ka vepruar me shumë vonesë, sepse këto janë të dhëna që dalin nga Sky ECC prej vitit 2021. Vaj medet se çfarë kanë bërë këta më pas.

Shifrat janë aty, betoni, gjithçka është aty. Dhe sigurisht sot kemi një drejtësi apatike që vepron me shumë vonesë, por mbi të gjitha, për të parë efiçencën dhe efektivitetin e kësaj drejtësie do mjaftohemi të shohim nëse kanë ndaluar këto tenderat korruptivë apo nëse kanë ndaluar që këto kompani të përfitojnë tendera. Fakti është që ato kompani vazhdojnë fitojnë tendera. Edhe një kompani që fitoi tenderin e fundit me sanitaret. Vazhdojnë të marrin tendera. 5D-ja vazhdon kërkon leje ndërtimi, diku refuzohet, hyn në tendera. Dhe po flasim për kompani të cilat tashmë administrohen nga shteti, pra administratori shtetëror vazhdon dhe hyn në procedura prokurimi apo kërkohet të kërkojë leje ndërtimi për kompanitë të sekuestruara të cilat kanë bërë pastrimin e parave të veprës penale që kanë kryer këta individë me shtetin. Vazhdon pastrimi i parave dhe nga strukturat kriminale.

Ne kemi bërë të ditur, Belindi po ashtu ka nxjerrë në kuvend se si një shofer kamioni ka marrë një leje ndërtimi për të ndërtuar 24 a 25 kate te Pazari i Ri. Kështu që, dhe për më tepër, u publikua dhe libri Albanian Fact, si po për këtë investim, arkitekti shkruante që në momentin që ne bëmë projektin e parë, pastaj pronari i kompanisë ndërhyri në KKT dhe ata bënë ndërhyrjet e duhura ligjore që hoqën kufizimet, përkatësisht për ndërtimin e kateve në atë zonë. U hoq ai kufizim dhe normalisht ndërtimi i kateve u rrit, pra katet që do ndërtoheshin u rritën dhe aty u bë investimi dhe më produktiv. Pra, faktet janë aty, të gjitha janë aty, protesta është në shesh tashmë mbi 80 ditë. Sigurisht drejtësia nuk bën asgjë që ne arrijmë të bëjmë një konkluzion edhe për ata që donin apo nuk donin ta besonin Partinë Demokratike apo individë të caktuar që flisnin, që flasim, që është fakt tashmë që kemi një drejtësi të kapur. Pra është një drejtësi me leje, është një drejtësi që kur i teket Edi Ramës vepron, kur nuk i teket Edi Ramës nuk vepron.

Asgjë, zvarritje e një dosjeje, më saktë zvarritje e të gjitha dosjeve sepse aferat korruptive të Belinda Ballukut janë aty. Letrat janë aty. Mos harrojmë dhe diçka tjetër që shumica e dosjeve, shumica, mbi 70% e dosjeve që janë sot në SPAK, duke hequr ato që vijnë nga Sky ECC, janë të gjitha kallëzime të bërë nga Partia Demokratike, nga grupi i ekspertëve, nga Adriana Kalaja, nga pjesë të caktuara të shoqërisë civile. Pra ne nuk kemi hetime proaktive të SPAK-ut. Por apatia në dosjet e Belës, lidhet pikërisht me atë që thashë më parë. Ne sot kemi një drejtësi të kapur, pra ajo drejtësia vepron atëherë kur jep leje partia. Nëse nuk jep leje partia, drejtësia nuk vepron. Belinda Balluku i ka, që nga aferat me tigrat. Plugun e ka, investiguar aferën e tigrave, ka gjetur lidhje edhe me kompaninë që zhvlerë naftë, pra që ka marrë naftë duke shkelur embargo me kompani të sanksionuara nga departamenti amerikan i shtetit.

Me kompani të cilat dyshohen që kanë lidhje edhe me subjekte të caktuara të lidhura me terrorizmin të cituara këto pikërisht në vendimet e departamentit amerikan të shtetit kur i ka shpallur 'non grata'. Pjesën e këtyre kompanive Plugu e ka investiguar edhe kur lidhej me veprime të tjera, me rafinerinë apo me veprime që më pas ndodhin edhe me inceneratorin e Tiranës, siç ishte Gunvori mos gaboj, që ishte një kompani e sanksionuar pikërisht nga departamenti i shtetit. Por Belinda Balluku nuk ka këto, Belinda Balluku ka dhe rrugët. Ka dhe shumë rrugë që nuk guxon SPAK-u t'i hetojë siç është Thumanë-Kashari për shembull., ose Qukës-Qafë Plloçë, një rrugë që na ka kushtuar shumë, por ndërkohë inxhinierët e cilësojnë si rruga e vdekjes. Pra në dimër ajo është shumë e rrezikshme për shkak të pjerrësisë. Apo ti ke shumë rrugë të tjera, siç është edhe ajo për që kalon në Kardhiq për të shkuar në Sarandë, e cila është jashtë çdo kriteri teknik që ka pjerrësia, mos flasim pastaj për, për maskarallëqet që janë bërë aty brenda. Kemi tunelin e Llogarasë që nuk na ekziston, ai tuneli na ka humbur një nga urat e kupton? Kështu që kemi, kemi aq shumë, mos futemi pastaj te sektori i energjisë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...