“Ndizni blicat të na numërojë Taulant Balla sa jemi”/ Protestuesit ndriçojnë sheshin para Kryeministrisë, Edison Lika: SPAK të hetojë Ramën

Aktivisti Edison Lika ka bërë thirrje për qytetarët e 15 bashkive që sipas propozimit të mazhorancës priten të shkrihen.
Ai po ashtu tha se nesër do të mbahet një protestë në Shkodër kundër ngritjen së konsullatës serbe atje. Në një moment të gjithë protestuesit ndezën blicat dhe brohoritën “SPAK you”.
“Jemi në shesh për 15 bashkitë e vogla, që kërkohet t’ju vendoset dryni. Sot ne kemi një të zgjedhur për 40 mijë banorë, do të shkojë 1 për 50 mijë banorë, turp. Ata nuk kanë marrë zgjidhje deri sot imagjino sot.
Le të përmendim bashkitë të cilave do t’ju vendoset dryni: Të na bashkohet Fushë-Arrëzi, të na bashkohen qytetarët e Klosit, Rrogozhinës, Dimalit, Poliçanit, Patosit, kësaj lëvizjeje t’i bashkohen qyetarët e Selenicës, Memaliajt, Cërrikut, Belshit, Prrenjasit, Maliqit, Devollit dhe të kërkojmë dorëheqje.
Nga ky shesh do të vijë fundi i regjimit dhe Edi Ramës. Nuk do të lëmë pa përmendur dhe protestën nesër në Shkodër kundër konsullatës serbe”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
“Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”/ Mesazhi për Ramën para Kryeministrisë

Kryebashkiakja e PS, Juliana Memaj godet socialistët: Politikanë pa vizion

Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

Përlotet qytetarja e ardhur nga Parisi: Si do të na tretë dheu eshtrat me këtë që po i bëjnë kombit?

Protestuesi thirrje shqiptarëve: Dilni nga shtëpitë! Ejani në protestë për sigurinë, spitalet, ekonominë....

“Poshtë qeveria”/ Protestuesit i shkojnë Ramës te Kryeministria: I pabesë!

Protestuesi nga Gjermania: Po mbledhim firma për ta shpallur Ramën të rrezikshëm

'Rama jepe dorëheqjen!' Sheshi Skënderbej' plot në ditën e 63-të të protestës! Kanë ardhur dhe nga diaspora





