Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
POLITIKE

Ndodh për herë të dytë në Pustec! Kryeministri maqedonas në Shqipëri, shkelet sërish protokolli me himnin kombëtar

P
Piranjat20 August 2026, 20:25 · 2 min lexim
Ndodh për herë të dytë në Pustec! Kryeministri

Pusteci është bërë sot qendra e Festivalit Folklorik Maqedonas, një aktivitet ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Megjithatë, ngjarja u shoqërua sërish me debate lidhur me respektimin e protokollit shtetëror, pasi gjatë ceremonisë u luajt vetëm himni i Maqedonisë së Veriut, duke anashkaluar atë kombëtar shqiptar.

Sipas udhëzimeve, në të tilla raste duhet të vendoset himni kombëtar i vendit përkatës ai shqiptar e më pas ai maqedonas, protokoll i cili nuk është zbatuar. Mosekzekutimi i himnit shqiptar gjatë vizitës së kryeministrit maqedonas në Pustec, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesit lokalë Pali Kolefski e Edmond Themelko, ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet e kësaj shkeljeje të përsëritur të protokollit shtetëror brenda territorit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Mickoski u ndal gjerësisht te mbështetja për komunitetin maqedonas në Prespën e Vogël, duke premtuar ndihmë konkretisht nga qeveria e tij përmes projekteve arsimore, kulturore dhe lidhjeve më të forta institucionale.

“Dëshirojmë që një pjesë të këtyre projekteve, brenda mundësive tona, ta mbështesim. Mësoni, udhëtoni, flisni gjuhë të huaja, jini të suksesshëm dhe qytetarë modernë evropianë, por kurrë, kurrë mos e harroni gjuhën tuaj amtare maqedonase, historinë e familjes suaj dhe vendin nga i cili e keni origjinën,” deklaroi ai, duke e cilësuar këtë festival si një dëshmi se kufijtë nuk mund të ndajnë kulturën dhe përkatësinë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.