POLITIKE

"Ndryshimi nuk vjen nga jashtë", Klodian Tomorri: SHBA dhe BE i dinë lidhjet me krimin në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 7 May 2026, 19:05
"Ndryshimi nuk vjen nga jashtë", Klodian Tomorri: SHBA dhe BE i

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin Task Force me moderatoren Sonila Meço në SYRI TV, deklaroi se pastrimi i parave të drogës në Shqipëri është tashmë një fenomen i njohur ndërkombëtarisht dhe i dokumentuar nga institucionet perëndimore.

Sipas Tomorrit, raportet e Parlamenti Europian, Bashkimi Europian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë evidentuar prej kohësh praninë e parave të krimit në ekonominë shqiptare.

Tomorri u shpreh skeptik për mundësinë e një ndërhyrjeje direkte nga aleatët ndërkombëtarë për të larguar qeverinë shqiptare, duke argumentuar se politika amerikane nën presidencën e Donald Trump është e orientuar drejt marrëveshjeve pragmatike dhe interesave ekonomike.

Sipas tij, edhe Bashkimi Europian ka treguar deri tani një qasje toleruese ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Gazetari theksoi se krijimi i perceptimit se ndryshimi politik do të vijë nga ndërhyrja e partnerëve ndërkombëtarë është i gabuar, ndërsa shtoi se përgjegjësia për ndryshimin i takon qytetarëve shqiptarë.

‘Shiko, që ai është një fenomen, që ai është një fenomen që ka ndodhur pra pastrimi i parave,  që vijnë nga aktivitetet e drogës, masivisht në Shqipëri, për këtë bien dakord të gjithë, i kemi dhe në raportet që ju cituat të Parlamentit Europian, të Bashkimit Europian, të Departamentit të Shtetit e kështu me radhë.

Që qeveria e Shqipërisë ka rezultuar me lidhje me njerëz të cilët janë pjesë e këtyre kartelave, edhe kjo është e faktuar. Mbani mend historinë e kryeministrit kur zotëria që u që u sanksionua nga Amerika si pjesëtar i kartelit Sinaloa, vizitoi zyrën e kryeministrit, do bënim një libër me fotografi për Shqipërinë.

Pastaj e dimë si vajti historia e librit.

Dhe sigurisht këto organizata kanë injektuar para të mëdha në ekonominë shqiptare. Uashingtoni, Brukseli, tashmë i dinë këto, dhe ka kohë që i dinë. A ka sjellë ky fakt i gjithëpranuar, një ndërhyrje të, të këtyre fuqive, deri më tani jo. Pse? Sepse është ajo historia që Shqipëria ka që nga 1940 e ca që pret të vijnë aleatët, por aleatët nuk erdhën asnjëherë. Unë jam paksa skeptik për një fakt shumë të thjeshtë, politika amerikane sot nën presidentin Donald Trump është shumë pragmatiste. Shikon deal-et, pazaret. Pra, është e orientuar drejt transaksionale, drejt marrëveshjeve ekonomike dhe ne e pamë që para jo më shumë se një javë më parë, Shqipëria u bë pjesë e një marrëveshje për të blerë sasi të madhe të gazit amerikan.

Po se s'ka në Shqipëri ambasador, e cila flitet se është shumë afër rrethit të Donald Trump. Pra, ëh, kjo është përsa i përket Shteteve të Bashkuara.

Përsa i përket Bashkimit Europian, pastaj ne e kemi parë se çfarë ndodh, këto i sistemon më kollaj kryeministri ynë me ato metodat e veta, sepse e dimë që është bërë mjeshtër tani, kur sistemoi shefin e kundërzbulimit të FBI-së, imagjino se çfarë bën sot.

Ne krijojmë një bindje, krijojmë një perceptim apo ushqejmë një perceptim që shiko, këtu do të ndodhi diçka, do vijë këta aleatët edhe do ta rrëzojnë qeverinë sepse ky e ka bërë.

Ata nuk mund të tolerojnë pafundësisht që këtu të bëhet një, një shtet anarkik që qeveriset totalisht nga kartelet e drogës. Por, unë nuk mendoj që do shkojnë deri aty saqë të vijnë edhe t'i thonë Edi Ramës ço ti nga karrigia e kryeministrit sepse ti je i lidhur me krimin, je i lidhur me drogën.

Këtë duhet ta bëjnë shqiptarët vetë. Po. Janë shqiptarët dhe kjo është tashmë, ëh, madje unë kam dëgjuar dhe zotin Berisha i cili e ka thënë disa herë që jemi ne që duhet ta rrëzojmë, nuk na vjen’, tha Klodian Tomorri në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?