POLITIKE

“Ndryshon harta, por jo modeli i qeverisjes”/ Shqipëria me 46 bashki, BIRN: Drafti i PS pritet me kritika

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Korrik 2026, 08:37

“Ndryshon harta, por jo modeli i qeverisjes”/ Shqipëria me 46

Propozimi i mazhorancës për një reformë të re territoriale me 46 bashki kundërshtohet nga opozita dhe nga ekspertët si e motivuar nga qëllime elektorale, pa dhënë sipas tyre përgjigje për sfidën e decentralizimit të qeverisjes vendore. Pasi komisioni biparizan parlamentar për reformën administrativo-territoriale u mbyll pa asnjë rezultat, Partia Socialiste nxorri nga mënga të enjten një projektligj për ndryshimin e hartës territoriale të vendit, duke propozuar rrudhjen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Harta e re u parapri nga një dokument analizues me disa skenarë, i përgatitur gjithashtu në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste. Pavarësisht kundërshtive të opozitës, njëra prej reformave kyçe të vendit po shkon drejt miratimit si një zgjedhje unilaterale e partisë në pushtet.

Për Partinë Demokratike në opozitë, reforma fshihte synime elektorale.

“Tentativa për të bërë një reformë të re të njëanshme fshihte synime elektorale të mazhorancës dhe jo mbi analizën e përgjegjësive, funksioneve dhe problemeve financiare të qeverisjes vendore,” i tha BIRN deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Për ta mbështetur këtë argument, Tabaku merr si shembull shkrirjen e Rrogozhinës me Kavajën, e cila ka sipas saj synimin e çmontimit të fitores së Partisë Demokratike në Kavajë dhe asnjë kriter tjetër justifikues.

Sipas Tabakut, komisioni dypalësh duhej më parë të identifikonte problematikat e reformës së vitit 2014 dhe më pas, në mënyrë konsensuale, të propozonte zgjidhjen e tyre në bazë të qarqeve. Ndërkohë, komisioni nuk arriti të bënte të gjitha dëgjesat me qytetarët dhe aktorët lokalë duke lënë jashtë këtyre dëgjesave Tiranën, bashkinë më të madhe në vend.

“Ne ndodhemi para faktit që kemi reformë të njëanshme, një reformë që nuk bazohet në kritere, që nuk e ndryshon status-quonë, që nuk e përmirëson problematikën e reformës së 2014-ës,” theksoi Tabaku.

Të njëjtin shqetësim ndajnë dhe ekspertë të shoqërisë civile që janë angazhuar prej vitesh në analizat e problematikave të pushtetit vendor, të cilët shohin se PS në analizën e saj fokusohet tek harta territoriale, pa marrë parasysh elementin më të rëndësishëm që është cënimi i autonomisë vendore dhe centralizimi i funksioneve.

“Thelbi i reformës nuk është numri i bashkive që mund të shkrihen apo të krijohen. Është koncepti i ndarjes së pushteteve dhe i lidhjes së shtetit me qytetarin, aksesi në shërbimet publike dhe mënyra sesi jetësohet qeverisja lokale në përfaqësim, administrim dhe menaxhim. Reforma duhet të jetë: çfarë qeverisjeje duam, jo çfarë harte duam,” tha Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.

Sipas tij, legjislacioni për pushtetin vendor është keqinterpretuar vazhdimisht, ndërsa qeveria qendrore nuk ka treguar vullnet politik për të zbatuar në praktikë parimet e autonomisë dhe decentralizimit. Si shembull, Krasniqi përmend rastin e Zvërnecit, ku, sipas tij, institucionet vendore nuk patën rol real në vendimmarrje.

Edhe për Agron Haxhimalin që drejton Institutin e Bashkive dhe ofron ekspertizë për komisionin parlamentar, mazhoranca zgjodhi rrugën më të lehtë: të ndryshojë hartën, por jo modelin e qeverisjes.

“Bashkimet e propozuara ndjekin pothuajse natyrshëm kufijtë e ish-rretheve, kjo duhet parë si traditë pozitive duke rikthyer një konfigurim territorial të njohur, pa dëshmuar se si ky ndryshim do të përmirësojë përfaqësimin demokratik, cilësinë e shërbimeve apo autonominë vendore,” tha Haxhimali për BIRN.

Shkrirja e 15 bashkive, sugjeron Haxhimali, përbën një ndërhyrje në kufijtë administrativë, por jo një reformë të mirëfilltë të qeverisjes vendore, pasi lë të paprekura sfidat themelore të decentralizimit, financimit, përfaqësimit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët, për të cilën do ketë nje fazë të dyte.

“Problematikat që qytetarët përjetojnë sot në nivel vendor, veçanërisht mungesa e përfaqësimit efektiv, largësia nga vendimmarrja dhe aksesi i pamjaftueshëm në shërbime, nuk zgjidhen thjesht duke shkrirë disa bashki,” shtoi ai.

Nisma ligjore e PS propozon vetëm një riorganizim administrativ dhe nuk parashikon dispozita që të cekin kompetenca ligjore apo të adresojnë problematika të autonomisë vendore.

Për ekspertët e qeverisjes vendore, kjo nismë lë jashtë debatit çështjen kryesore që ka penguar funksionimin e pushtetit vendor gjatë dekadës së fundit: decentralizimin e papërfunduar të kompetencave dhe financave.

Në këtë këndvështrim, Afrim Krasniqi argumenton se mazhoranca nuk i ka dhënë përgjigje një elementi themelor: “A është e gatshme qeveria qendrore t’i japë kompetencat qeverisjes vendore?

Një nga arsyet pse ka dështuar reforma e fundit, sipas tij është se “qeverisja qendrore mori kompetencat dhe e shndërroi qeverisjen lokale në shtojcë, në vartëse dhe jo një partnere në bashkëqeverisjeje”.

Si shembull, ai sjell rastet kur Kryeministri u kërkon kryetarëve të bashkive të marrin vendime për çështje që u përkasin autoriteteve vendore.

Si pasojë, ai vlerëson se, reforma e PS-së fokusohet më shumë tek efektet elektorale dhe zhvillimet territoriale sesa tek cilësia e shërbimeve publike, zhvillimi ekonomik dhe përfitimi i qytetarëve.

Mungesa e këtij vizioni,- thotë më tej Krasniqi, “e shoqëruar me konsultimin e kufizuar publik, shpjegon edhe skepticizmin e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët, ndryshe nga reforma e vitit 2014, kanë mbajtur një rol më të tërhequr në proces”.

Edhe Haxhimali beson se propozimi ligjor i PS nuk e ka adresuar sfidën kryesore të pushtetit vendor, që sipas nuk është harta territoriale, por modeli i qeverisjes që do të ndërtohet dhe afërsia e tij me qytetarët.

“Zgjidhja kërkon ndërhyrje sistemike dhe të integruara në të gjithë arkitekturën e qeverisjes vendore: në organizimin territorial dhe administrativ, në sistemin e financimit dhe decentralizimit fiskal, në ndarjen e kompetencave, si dhe në sistemin e përfaqësimit dhe zgjedhjeve vendore.

Sipas tij, reforma duhet të rishikojë të gjithë modelin e organizimit të pushtetit vendor, duke trajtuar në mënyrë të integruar si bashkitë ashtu edhe qarqet, me role, funksione dhe burime financiare të përcaktuara qartë.

Ai vlerëson se problemet e krijuara pas reformës së vitit 2014 lidhen me largimin e pushtetit nga qytetari, dobësimin e përfaqësimit të komuniteteve dhe pabarazitë në aksesin ndaj shërbimeve, por thekson se jo çdo problem i bashkive është pasojë e ndarjes territoriale.

“Fillimisht duhet të përcaktohen kriteret e reformës dhe vetëm më pas të ndërtohet harta, jo e kundërta,” sugjeroi ai.

Në përfundime të ngjashme arrijnë edhe raportet e organizatave që kanë monitoruar zbatimin e reformës territoriale gjatë dekadës së fundit, të cilat kërkojnë që reforma e re të mos fokusohet tek numri i bashkive, por tek përmirësimi i qeverisjes vendore./ BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan