Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit
POLITIKE

Berisha akuza Ramës: Lubi Balluku dhe AKSHI, përmendoret e zeza në dokumentin e IBAR

P
Piranjat31 May 2026, 14:16 · 3 min lexim
Berisha akuza Ramës: Lubi Balluku dhe AKSHI, përmendoret e zeza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot (31 maj) nëpërmjet një komunikimi me video-mesazh në rrjetin social, duke iu përgjigjur edhe episodit të fundit të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit komentoi konferencën ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel.

Berisha e akuzoi Ramën për shkelje të parimeve të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës, ndërsa hodhi akuza edhe për mënyrën e menaxhimit të projekteve dixhitale dhe procesin e integrimit europian të vendit.

Berisha: “Në serialin e mashtrimeve të dielës, Edi Rama sot u ndal në konferencën ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel.

Së pari duhet theksuar se në Bruksel ai nuk shkoi si përfaqësues i shqiptarëve, po shkoi si përfaqësues i familjes mafioze Agasi dhe Çyrbja, të cilat i dekoroi pikërisht ditën që u nis për Bruksel dhe ditën që firmosi marrëveshjen për IBARI-n.

Këto janë akte të shëmtuara, të cilat janë të denja vetëm për kryetar organizatash kriminale dhe jo kryetar qeverish.

Kurse përsa i përket IBARI-t, të gjithë shqiptarët sot e morën vesh se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provohen se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës. Lubi Balluku është përmendorja e zezë në atë dokument, farsa elektorale është përmendore tjetër e zezë në atë dokument, ndaj dhe ne shprehim mirënjohje për të gjitha vendet anëtare të cilat përmbysën atë raport dhe i dhanë Edi Ramës përgjigjen e merituar.

Në serialin e tij ai u ndal tek AKSHI i ri, pasi AKSHI i lindave u damkos si organizatë e strukturuar kriminale, Edi Rama për të vazhduar vjedhjet, krijoi një AKSH të ri që e quajti ‘Albanian Digital Solution’.

Dua t’ju jap vetëm një shembull.

Dje ju patë në kuvendin e Partisë Demokratike avatarin ‘Skënderbe’ i cili kushton, ka kushtuar gjithsej të 100 euro, ndërkohë avatari i Edi Ramës, Diella ka kushtuar rreth 4 milionë euro. Pra, sipërmarrjet e tij dixhitale janë, sipërmarrje në të cilat, janë kofshët e tij private në të cilat ai, i pangopur vjedh qindra e qindra milionë euro.

Si përfundim mund të themi se me Edi Ramën integrim nuk ka dhe nuk mund të ketë, se Shqipëria dixhitale me Edi Ramën përdoret për të vjedhur, për të rrjepur qytetarët shqiptarë. Faleminderit”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.