7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
Nuk mund të kishte simbolikë më të goditur se sa zhvillimi në të njëjtën kohë e në të njëjtin bulevard, më një anë i festës së Partisë Socialiste dhe në tjetrën i protestës së mijëra të rinjve. Simbolika e një bote në kalbje përballë një tjetre që mëton të lindë.
Nëse për një moment do të hiqje zërin e dy ngjarjeve që transmetoheshin mbrëmë në ekrane të ndara në disa tv, do të mjaftonin vetëm pamjet për të të tronditur me kontrastin e thellë. Në Pallatin e Kongreseve konsumohej e njëjta shfaqje bajate e fjalimeve dy orëshe të liderit dhe audiencës së lodhur të administratës që duhet ta duartrokasë sa herë Ai ngre zërin apo mban frymën. Në bulevard, një shfaqje me aktorë të bukur, ku secili ka lirinë të flasë apo të dëgjojë atë që flet. Në sallën mavi, një konglomerat xhaketash të vjetra dhe xhepistësh të rinj, mumuthësh korrupsioni dhe personash nën hetim, fytyrash të vrerosura nga keqpërdorimi dhe të shtrembëruara nga detyrimi. Në rrugë, njerëz të lirë, dëshmi e një befasie të bukur se në Shqipëri nervi i reagimit qytetar është ende gjallë. Në kupolën e mbyllur të kongreseve, një lider i kërrusur nga pesha e mëkateve të veta, me portretin e ngërdheshur, ecjen kaotike dhe frazat e çoroditura, si simptoma të dikujt që sheh t’i afrohet fundi. Pak metra më tutje, entuziasmi, energjia, solidariteti i një brezi që, papritur, premton se diçka e re mund të lindë edhe në shkretëtirën e nënshtrimit, interesit e korruptimit.
Sigurisht që ky kontrast nuk është vetëm vizual. Ai është prelud i një lufte që këto dy ditë ka dhënë shenjat e para. Është përplasja mes botës së kalbur të pushtetit dhe nevojës ekzistenciale për të inventuar një të re. Të rinjtë në bulevard janë të përjashtuarit e mëdhenj nga e drejta universale për një jetë të dinjitetshme. Për të patur akses në administratën publike, ata duhet të veshin uniformën e patronazhistëve. Për të bërë karrierë duhet t’u përulen gomerëve kleptokratë që partia ka vënë në krye. Për të hapur një biznes duhet të paguajnë raket ose të mbledhin vota për partinë për të mos patur mbi qafë inspektorët si ekspedita ndëshkimore...
Sot, ata në rrugë, ndryshe nga ata në sallën mavi, nuk kanë asnjë shanc teorik të blenë një shtëpi apo të krijojnë një familje që mund t’i dalin zot me djersën e punës së tyre. Ata kanë parë se si bota e kalbur përpiu gjithë premtimet për mbështetjen financiare të të rinjve, rritjen e buxhetit për arsimin, zvogëlimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, vendet e reja të punës... Ata shohin se si ata që ndajnë nëpër xhepa paratë e zhvatura nga grabitja e pasurisë publike, tani i ndajnë edhe medalje njëri- tjetrit.
Deri dje këto dy botë kanë ekzistuar në heshtje. Në emër të të dyjave, ka folur vetëm njëra. Ajo që e rrëfen degradimin e saj si histori suksesi dhe nënshtrimin e shoqërisë si mbështetje elektorale. Ajo që shkatërron publiken për fitimet e ditës, pa menduar për të ardhmen e atyre që vinë pas. Vetëm bota e kalbur e pushtetit ka patur zë deri më sot, duke krijuar bindjen se edhe të rinjtë kishin pranuar vdekjen klinike të mundësisë për ndryshim. Por diçka ka lëvizur. Të paktën aq sa për të kuptuar se një grusht fytyrash të vrerosura e kokash të dhjamosura po mbajnë peng një brez të tërë që kërkon të ketë të drejtë të vendosë për të sotmen e të ardhmen e vendit.
Aq shumë u është mohuar kjo e drejtë, aq shumë është abuzuar me pushtetin, sa nënshtrimi i shoqërisë është shndërruar në një gjendje gati natyrale. Një film i shikuar disa herë me shpresën e verbër se fundi do ndryshojë, kështu e komentoi lideri i kërrusur kërkesën për dorëheqje. Si mund të ikë Ai?! Ai që sundon dhe populli që pëson është gjendja natyrale. Prandaj protesta s’mund të jetë e rinisë, që duhet të adhurojë liderin, por e grekëve, turqve, liberalëve, neonazistëve... Gjendja natyrale është pranimi dhe nënshtrimi.
Prandaj ajo simbolikë mbrëmë në bulevard ka vlerë të jashtëzakonshme, qoftë edhe për aq sa tregoi. Gjendja natyrale në një shoqëri të shëndoshë është ndryshimi dhe progresi. Është dinamika e brezave dhe jo dekompozimi i trupave që vinë erë në sallat e mbyllura me regji të përcaktuar. Mbulimi i tyre është vetëm çështje kohe.
Protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec ka nisur me tensione në qendër të Tiranës, ndërsa qindra qyt...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Ka nisur protesta e katërt kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Qytetarët kërkojnë anulimin e pr...
Ndryshimet në Ligjin e Zonave të Mbrojtura kanë shkaktuar debate të forta publike për ndikimin që mund të kenë në d...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpalosur qëndrimin e selisë blu mbi projektin në Z...
Nga Belind Këlliçi Zbulohet kush fshihet pas Jet Bank, miku i ngushtë i Edi Ramës, ajo çka kam 5 muaj e paralajmëroj në ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Aeroporti i Vlorës nuk mund të ndërtohej kurrë aty. Në mbledhjen e gru...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, pas Kuvendit Kombëtar, opozita ka hyrë në një etapë të re. ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbështet investimet e huaja në Sazan dhe Zvërnec, por shprehu dyshime se mafia sh...