“Në Europë nuk ka vend për retorikë që mbështet spastrimin etnik”/ Bushati reagon ashpër ndaj ministres serbe

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit të Slobodan Millosheviçit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
Përmes një reagimi publik, Bushati e cilësoi të papranueshme dhe të rrezikshme gjuhën e përdorur nga zyrtarja serbe, duke theksuar se deklarata e saj përbën një fyerje për viktimat e luftës në Kosovë dhe për vetë drejtësinë.
“E papranueshme dhe e rrezikshme gjuha e ministres së qeverisë serbe që mbështet spastrimin etnik në Kosovë. Një fyerje për viktimat, familjet e tyre dhe drejtësinë. Në Europë nuk ka vend për retorikë që arsyeton dhe mbështet spastrimin etnik. Serbia, si vend kandidat për në BE, nuk duhet të bëjë përjashtim”, u shpreh Bushati.
Deklarata e ministres serbe ka shkaktuar reagime të shumta, pasi ajo deklaroi në një intervistë për median serbe Kurir se, nëse do të kishte qenë e lirë të vepronte si Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998. Këto deklarata janë dënuar si një relativizim i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe kanë nxitur kritika të forta në opinionin publik.
Lexo edhe
POLITIKE
“Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramë...

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut! Pse nuk është ende në burg Belinda?!

"KE po mbron një narko-diktaturë"/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Aktivistja: Qytetarët, protesta edhe në Bruksel për t’i treguar Marta Kos të vërtetën e qeverisjes shqiptare

Protesta para Kryeministrisë/ Aktivisti krahason Ramën me Lukashenkon: Ia çorrëm maskën kryeministrit

Sot protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë:





