Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
POLITIKE

Në garë për sekretar të Përgjithshëm të PD, reagon Korreshi: Ishte vendim i minutës së fundit

P
Piranjat15 July 2026, 18:36 · 1 min lexim
Në garë për sekretar të Përgjithshëm të PD,

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka folur pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, e cila pritet të fillojë në orën 18:00, ku do të votohet edhe për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.

Korreshi, i cili kandidon përballë Flamur Nokës, tha se vendimi për të hyrë në garë ishte vendim i minutës së fundit.

"Është vendim i ditës së sotme", u shpreh ai, ndërsa pyetjes së gazetarëve nëse ishte një vendim personal, iu përgjigj se: "Nuk më detyron njeri".

Ndërsa i pyetur nëse kishte pasur kohë të bënte fushatë mes anëtarëve të Këshillit Kombëtar, deputeti demokrat u shpreh se nuk e ka parë të nevojshme një gjë të tillë.

"Na njohin. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri-tjetrin. Të gjithë e dinë. Nëse ka ardhur koha që do të ndryshojë, do të ndryshojë", deklaroi Korreshi.

Ai u pyet gjithashtu se çfarë do të bënte nëse do të zgjidhej numri dy i Partisë Demokratike, ai preferoi të mos komentonte rezultatin para votimit. "Të mbarojë njëherë votimi", u përgjigj Korreshi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.