Në ish-vilën e Enverit vendoset fati i qeverisë? Rama mbledh kabinetin në Pogradec

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një seri takimesh dyditore në ish-vilën e Enver Hoxhës në Pogradec, ku ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat për të diskutuar mbi punën e bërë deri më tani dhe prioritetet e qeverisë për vijimin e mandatit.
Takimet nisin këtë të diel me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët pritet të raportojnë mbi situatën politike dhe zhvillimet në zonat që mbulojnë.
Të hënën, Rama do të zhvillojë takime me ministrat. Ata pritet të raportojnë për punën e kryer deri më tani, si dhe për prioritetet dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës.
Sipas njoftimeve të deritanishme, nuk priten ndryshime në kabinetin qeveritar pas këtyre takimeve.
Ndërkohë, në ditët e para të shtatorit pritet që kryeministri Rama të mbledhë edhe Asamblenë e Partisë Socialiste. Ky forum është përdorur në të kaluarën nga kreu i qeverisë për të bërë të ditura ndryshime në kabinet dhe për të përcaktuar drejtimet e reja të punës së qeverisë.
Lexo edhe
POLITIKE
Tjetër goditje për Ramën, Bushati: Pasuritë publike në një grusht njerëzish! Protestat masive jo vetëm për natyrën!

Kërkesat për dorëheqjen e Ramës/ Aktivisti: Qeveri tranzitore 12-mujore

“Malet digjen, Rama krihet”, thirrja e aktivistit Kola në protestë: Mos u dekurajoni, në shtator edhe më shumë!

Dita e 84-të e protestës/ Marshimi drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria

84 ditë ‘Revolucion Flamingo’! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen në sheshin “Skënderbej”. Thirrje për largimin e Ramës

“Revolucioni i flamingove” zgjon profesionistët/ 212 arkitektë e urbanistë peticion kundër modelit Rama

Berisha: Rama pa protesta qëndron në pushtet edhe 20 vite! Kombinimi i formave të protestës është i domosdoshëm

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj padrinos Rama janë të larta, Shqipëria dominohet tërësisht nga krimi





