“Në javën e parë të shtatorit presim arrestimin e Edi Ramës”/ Arben Kola thirrje SPAK-ut nga protesta: Mos u bëni palë me sistemin!

Në vijim të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 87-të të protestës, aktivisti Arben Kola i ka drejtuar një thirrje të fortë dhe direkte Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke kërkuar veprime konkrete ndaj krerëve të politikës në vend.
Kola theksoi se drejtësia ka në dorë një rol kyç për t’i hapur rrugë ndryshimit politik në mënyrë paqësore, ndërsa vendosi një afat për veprimet e prokurorëve të posaçëm.
“Edhe një herë thirrje për SPAK: Mundësoni revolucionin paqësor! Në javën e parë të shtatorit presim nga ju arrestimet e para në hierarkinë e lartë politike, duke filluar me Edi Ramën! Gjithë shqiptarët i kanë sytë te ju,” deklaroi Kola përpara protestuesve.
Aktivisti paralajmëroi organin e akuzës se mosveprimi ndaj aferave korruptive të pushtetit do ta përfshijë këtë institucion si bashkëfajtor të status-quosë politike.
“Përndryshe ju do të bëheni palë me sistemin e kalbur politik 35-vjeçar. SPAK, veproni sa më shpejt që të bëni të mundur revolucionin paqësor,” përfundoi aktivisti Arben Kola fjalën e tij.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Në ‘Pasqyrën’ tuaj, vetëm mashtrim’/ Protestuesit- Ramës: Në bulevardin tonë, vetëm guxim!

Protesta para Kryeministrisë, aktivisti: Të gjithe bashkë mund ta rrëzojmë Ramën!

Baçi ironizon Bashkinë Fier: U kujtuan për qytetarët çdo të martë, por kjo ‘mrekulli’ do zgjasë vetëm deri në zgjedhje

“Populli i ka thënë boll kësaj politike”/ Meçan Zotaj: Qeveria e Ramës i ka mashtruar sistematikisht qytetarët!

87 ditë revoltë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!

“Shqipëtarët vuajnë dyerve të institucioneve!”/ Emigranti thirrje për pjesëmarrje masive në protestë: Situatë e pa shpresë

87 ditë në shesh për largimin e Ramës! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin "Skënderbej": Ju erdhi fundi!

Fatmir Sheholli akuzohet për spiuanzh për Shërbimet sekrete serbe, Tedi Blushi: Fijet e komplotit ndaj Ilir Metës po dalin në dritë





