Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Në orën 19:00 do të mbahet protesta e 22-të në Tiranë, pritet pjesëmarrje masive e Diasporës! Kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës

P
Piranjat21 June 2026, 16:30 · 2 min lexim
Në orën 19:00 do të mbahet protesta e 22-të në

Revolta popullore po bëhet gjithnjë e më e madhe, ku çdo orë që kalon numri i pjesëmarrësve rritet dhe Diaspora ‘derdhet’ drejt Tiranës.

Do të mbahet sonte në orën 19:00 protesta e 22 masive para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para Kryeministrisë ku do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa kusht të kryeministrit Edi Rama.

Ashtu siç ndodhi edhe në protestën e djeshme, diaspora pritet të jetë pjesë e revoltës, me emigrantët që u dyndën masivisht në Tiranë nën moton: Kur Shqipëria thërret, bijtë përgjigjen.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.

Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend.

Mbrëmjen e djeshme, që ishte edhe ndër protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë, qytetarët jo vetëm rrethuan kryeministrinë, por edhe e gdhinë para godinës qeveritare, duke mos e lëshuar as gjatë orëve të ditës, në pikun e vapës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.