POLITIKE

Përgjimi i Roni Yeffet/ Abilekaj: Flet për armë nga Sudani, kjo i heq licencën. Ku shkuan 30 mln euro?

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 22:26
Përgjimi i Roni Yeffet/ Abilekaj: Flet për armë nga Sudani, kjo i

Gazetari Enton Abilekaj ka ngritur pikëpyetje të forta mbi përmbajtjen e përgjimeve të Roni Yeffet, të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, duke e lidhur historinë me aktivitetin e kompanisë Timak Defense, tregtinë e armëve dhe 30 milionë eurot e dhëna nga qeveria shqiptare.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, Abilekaj tha se përgjimi i fundit ka nxjerrë në dritë, sipas tij, një personazh që prej vitesh ishte përmendur si njeri me lidhje të forta me pushtetin.

Sipas tij, nga përgjimi kuptohet edhe mënyra se si funksiononte marrëdhënia e Yeffet me pushtetin shqiptar. Abilekaj pretendoi se Yeffet kishte krijuar një lloj alibie përmes lidhjeve me ambasadën amerikane dhe NATO-n, duke përdorur një kompani amerikane.

Por gazetari u ndal veçanërisht te një pjesë e përgjimit ku, sipas tij, Yeffet flet për tregti armësh me origjinë nga Sudani.

‘Intervistat e Arben Ahmetaj më parë, kanë krijuar, kanë hapur dosjen SPAK. Aq sa ndonjëherë më ka habitur se si SPAK pret nga Arben Ahmetaj që të hapë çështje, si Tuneli i Llogarasë, si Durana e tjerë e tjerë, që janë çështje të shumë të mëdha, të cilat janë hapur dhe që në fakt mezi shtyhen nga SPAK-u, sepse në qoftë se nuk ka presion mediatik, SPAK-u nuk ecën fare.

Kështu që nuk është e hera e parë, por ajo audio-përgjimi i kësaj radhe na shpjegoi ne se kush është ky personazhi i panjohur, ky personazhi mitik që me të cilin Rama tentonte prej vitesh të bënte çdo punë të pistë.

Dhe ai e pranoi vetë, atë që ne mendonim dikur për të ose ishte thënë për të, që ky është i caktuar për të bërë të gjitha punët e pista të qeverisë. Gjëja e parë që ai pranoi ishte që na bëri të kuptojmë ne se pse është i thirrur ky nga Rama dhe pse është i preferuari i Ramës.

E dyta është që Roni Yefet na tregoi mënyrën se si funksionon Rama. Pra krijoi një alibi me ambasadën amerikane dhe me NATO-n duke krijuar një firmë amerikane dhe ky...

Sigurisht, ai është një njeri i mbushur me çështje penale, me padira, me mashtrime, për mashtrime. Por mënyra se si funksionon, çfarë na solli të re audio-përgjimi është kjo... që dhe një gjë tjetër të cilën akoma nuk është thënë, që ai flet për një tregti armësh me burim prodhimi Sudani.

Këtu duhet të ndalemi pak sepse në bazë të të dhënave të mia, Sudani është një vend në konflikt i cili ka një industri të armëve që është e treta në Afrikë. Në prodhimin e armëve. Është themeluar në vitin '93 dhe është pronë e forcave të armatosura të Sudanit. Të cilat janë palë në konflikt, nuk është pronë e qeverisë. Pra përdoren nga forcat e armatosura të Sudanit.

Ne nuk kemi marrëveshje qeveritare pra dhe tregtare për të, por ata funksionojnë në kuadër të forcave të armatosura pa ndonjë ligj të përcaktuar për tregtinë, tashmë që Sudani është në konflikt.

Mbi të gjitha është që të gjitha vendet anëtare të NATO-s, meqenëse NATO nuk ka asnjë mekanizëm të sanksionimit apo embargos, i kanë vënë embargo Sudanit ose e kanë sanksionuar. Të gjitha pra, të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian që janë në NATO, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, ia kanë sanksionuar Sudanit armët nga Sudani dhe nuk e pranojnë kompaninë, që merret me prodhimin dhe shitjen e armëve në Sudan, si një vend që është në konflikt dhe që nxit konflikte dhe shkel të drejtat e njeriut.

Dhe po të shohim ligjin që përcakton, ligjin 48 më duket të 2018-ës, që përcakton kushtet e licencimit ose të heqjes së licencës për këdo që merret me tregti armësh në Republikën e Shqipërisë, një nga kushtet është që në qoftë se kompania merr armë, përdor armë të sanksionuara nga vendet anëtare të NATO-s, i hiqet licenca.

Pra vetëm me atë deklaratë që ka bërë zotëria, ka humbur licencën praktikisht. Dhe mjafton të bëhet një hetim dhe të kuptojmë që ajo licencë tashmë ka humbur. Dhe bashkë me atë licencë, sigurisht që e humbet gjithë pjesa e Timak Defense-it, ku hyn edhe Kajo, që është kompani shtetërore dhe sigurisht pastaj edhe gjashtë bijat e Kajos...

30 milionëshi që ka dhënë qeveria në fakt, dyshoj shumë, dhe kjo është për t'u hetuar pikërisht nga kjo, se ka të bëjë më shumë me investimin që duhet të bëjë Timak Defense pas licencimit. Sepse Timak Defense, në kushtet e licencimit, në bazë të ligjit prapë, duhet të investojë 25 milionë euro për të marrë licencën bashkë me lehtësirat fiskale për 10 vjet.

Dhe përderisa ky nuk ka investuar ose nuk ka investuar asnjë lek, janë 2-3 mijë euro që bëjnë po t'i mbledhësh të gjitha, atëherë shteti ka nxituar t'i japë, qeveria shqiptare 30 milionë euro, që ky t'i deklarojë që bashkë si Timak Defense, pra si Timak Defense bashkë Timaku dhe Kajo, të plotësojnë kriterin e 25 milionë eurove.

Dhe me arsyen që këtu kemi një kompani shtetërore e cila është aksionere me 20%. Në fakt, ajo kompani është aksionere me 20% në të njëjtën skemë si Air Albania, ku u fut kompania shtetërore shqiptare e kontrollit të aviacionit civil, për të justifikuar të gjitha pisllëqet financiare që u bënë, dhe për të na lënë ne sot një faturë e cila minimalisht llogaritet 20 milionë euro dëm shtetit.’, tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?