Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

“Ne të dy na bashkon shija!”/ Monika Kryemadhi zbardh mesazhet me Edi Ramën në SPAK

P
Piranjat18 June 2026, 17:05 · 2 min lexim
“Ne të dy na bashkon shija!”/ Monika Kryemadhi zbardh mesazhet

Ish-deputetja, Monika Kryemadhi, ka dalë këtë të enjte nga ambientet e SPAK, ku ka folur para gazetarëve për materialet hetimore që, sipas saj, i janë vënë në dispozicion, duke u ndalur veçanërisht te komunikimet telefonike të përfshira në dosje.

Kryemadhi deklaroi se një pjesë e madhe e akuzave mbështeten në mesazhe telefonike, të cilat sipas saj janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe interpretuar në mënyrë të gabuar.

Ajo u ndal te komunikimet me ish-kreun e AKEP-it, Piro Xhixho, duke theksuar se në asnjë rast nuk ka pasur biseda me të lidhur me pretendimet e SPAK-ut për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Kryemadhi lexoi para mediave disa mesazhe të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama në tetor të vitit 2014, të cilat sipas saj kishin të bënin me procesin e rilicencimit të AMC-së dhe çështje që lidhen me funksionimin e AKEP-it.

“Në një nga mesazhet i shkruaj Edi Ramës: ‘E di që je i lodhur, por më thotë Pirro se duhet me e mbyll me bordin e vjetër. Nesër nëse mundesh me e zgjidh, por të jenë të dy bashkë edhe Ahmetaj edhe Milena, që të rrinë në një fjalë se bëhet rrëmujë’”, tregoi Kryemadhi.

“Plus, siç e di ti, pavarësisht çudive që na kanë ndodhur e ia kemi bërë njëri-tjetrit, ne të dyve na bashkon shija, shija dhe shija. Është çudi më vete”, vijoji më tej Kryemadhi me një nga mesazhet e përfshira në komunikim.

“Jam kënaqur me këto mesazhe. Sa shumë i paskam dashur. I paskam ruajtur se paska pasur shumë gjëra të bukura”, u shpreh ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.