“Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Beqajn!”- Pankartat pikante në ditën e 64-të të protestës

Dita e 64-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama nuk ka kaluar vetëm me fjalime të fortë nga foltorja, por edhe me mesazhe mjaft goditëse dhe ironizuese të përcjella përmes pankartave nga qytetarët pjesëmarrës.
Të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mazhorancës dhe vendimmarrjeve të fundit të institucioneve të drejtësisë, duke përdorur me doza të forta humori dhe satire politike.
Pankarta që tërhoqi vëmendjen më të madhe të pranishmëve dhe mediave mbante një mbishkrim të drejtpërdrejtë për zhvillimet e fundit në vend:
“Ne thamë arresto Ballukun, jo liro Ilir Beqajn!”
Mesazhe të tilla simbolizojnë mllefin e qytetarëve ndaj asaj që ata e konsiderojnë si një standard të dyfishtë të drejtësisë dhe mungesë llogariadhënieje nga ana e kabinetit qeveritar.
Lexo edhe
POLITIKE
Protestë në Shkodër kundër konsullatës serbe, qytetarët: I kemi të freskëta plagët

“Nesër mund t’ju marrin pronën”/ Qytetari mesazh punonjësve të administratës: Dilni në shesh për fëmijët tuaj!

I riu thirrje para Kryeministrisë: Rama mos tento të blesh protestën kot! Çoji paratë te Onkologjiku!

Emigranti vjen nga Italia në protestë: Ku është Presidenti që s’mbron Kushtetutën?

“Edi Rama ti nuk je shqiptar!”/ Lindur e rritur në Suedi, e reja mesazh të fortë: Jemi një komb, mos u dorëzoni!

Protesta e 64/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Konsultim apo vendim i vulosur? Bardhi thumbon Ramën: Harta territoriale nuk ndryshon nga ‘flamuri’ i kryeministrit

Ish-ministri i PS: Ka ardhur koha që protestat të kalojnë në mosbindje civile





