Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Në Tiranë protestohet kundër tij, Rama shkon në Zvicër si artist

P
Piranjat14 June 2026, 17:36 · 2 min lexim
Në Tiranë protestohet kundër tij, Rama shkon në Zvicër

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar mëngjesin e kësaj të diele drejt Bazelit. 

Prania e tij në Bazel përkon me zhvillimin e Art Basel, një nga ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor në nivel botëror, ku kreu i qeverisë shqiptare është pjesë e programit zyrtar.

Udhëtimi i Ramës zhvillohet ndërsa në Shqipëri protestat kundër qeverisë së tij kanë hyrë në javën e tretë.

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë në kundërshtim të projektit të investimit në Zvërnec, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe rishikimin e vendimmarrjeve që lidhen me këtë projekt.

Sipas programit zyrtar të Art Basel, Rama është përfshirë në seksionin publik “Parcours” me veprën e tij artistike të titulluar “Societe A”.

Bëhet fjalë për një skulpturë monumentale të realizuar mbi bazën e vizatimeve dhe skicave që ai ka krijuar gjatë ushtrimit të detyrës si kryeministër, shpesh mbi dokumente zyrtare qeveritare.

Organizatorët e ekspozitës e përshkruajnë veprën si një ndërthurje mes jetës politike dhe praktikës artistike, ku vizatimet e realizuara gjatë mbledhjeve, takimeve dhe proceseve të punës shndërrohen në një objekt skulpturor me përmasa të mëdha.

Projekti artistik i Ramës bazohet në një proces që nis nga skicat e vizatuara me dorë, vijon me modelimin përmes printimit 3D dhe përfundon me derdhjen në bronz. Rezultati është një strukturë biomorfike mbi dy metra e lartë, e konceptuar si një hapësirë e hapur takimi dhe ndërveprimi publik.

Skulptura është vendosur në kuadër të ekspozitës Parcours, ndërsa pranë saj prezantohen edhe një sërë vizatimesh origjinale të realizuara nga Rama në dokumente zyrtare, kalendarë pune dhe materiale të tjera të përdorura gjatë aktivitetit të tij institucional.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.