Neomalësorja "thyen" heshtjen: Rama më paralajmëroi se do të mbetem vetëm si deputete e pavarur

TIRANË- Ish-deputetja e PS, Marjana Koçeku ka thyer heshtjen me një intervistë, disa ditë pas vendimit të saj për të vijuar si deputete e pavarur në Parlamentin e Shqipërisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koçeku theksoi se, vendimin për t'u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste e mori në mënyrë të pavarur, duke shmangur çdo komunikim me kryeministrin Rama për tri ditë me radhë.
Ajo pranoi se gjatë bisedës me kryeministrin, kreu i qeverisë e paralajmëroi se do të mbetej e vetme dhe pa mbështetjen e askujt pas këtij akti. Megjithatë, Koçeku u shpreh e palëkundur në vendimin e saj, duke theksuar se karakteri i saj i pavarur nuk lejon kthim pas.
Deklarata e Koçekut:
“Me kryeministrin Rama kam komunikuar tre ditë pasi e kam marrë vendimin. Ky ka qenë një vendim personal, që të mos ketë asnjë hapësirë ndikimi mbi atë që kisha vendosur të bëja dhe të thosha. Vetëm pas tre ditësh iu përgjigja një sërë telefonatash dhe mesazhesh prej tij. Janë biseda private dhe preferoj të qëndroj korrekte.
Ai më paralajmëroi se do të mbetem vetëm dhe se nuk do të më besojë askush pas këtij akti, as njerëzit e mi të maleve prej nga vij. Unë ia kam konfirmuar dhe vazhdoj t’ua konfirmoj të gjithë atyre që besojnë te kryeministri se unë nuk do të mbetem vetëm. Jam mësuar të jem e pavarur, është pjesë e karakterit tim dhe nuk tërhiqem. Nuk ka kthim pas në këtë vendim”, deklaroi Koçeku.
Lexo edhe
POLITIKE
Skandali i Ramës me koncertin e Kanye West/ Gazeta gjermane: Imagjinoni çfarë do ndodhte sikur Merz të bënte diçka të tillë

Media italiane: Rama jep 4 mln euro për koncertin e Kanye West, ndërsa pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj

TV publik belg: Rama sërish nën zjarr, 4 mln euro sponsorizim dhe stadium i ri për koncertin e Kanye West

Rubio i dërgon kabllogram ambasadës amerikane në Tiranë: Duam informacione për grupet e ekstremit të majtë

Mesazhi/ Të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë

Erodeputeti belg, Botenga: Shqiptarët po mbrojnë demokracinë e tyre

Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Pasi i dha 4.3 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, Rama kthen Tiranën në kolaps për koncertin e West





