Në një postim në rrjetet sociale deputetja, tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka shpërndarë një intervistë të sajën për “Financial Times”. ‘Neomalsorja’, duke folur për protestat ka deklaruar se prindërit i kanë rritur fëmijët me idenë se lumturia është përtej kufijve ndërsa protesta tregoi se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend për të jetuar.
Në postimin e saj shkruan se ka shprehur atë që ka ndjerë prej kohësh, se lufta e brezit të saj nuk është kërkimi i një vendi tjetër për të jetuar, por për të shndërruar vendin ku jeton në të jetueshëm, duke akuzuar kështu indirekt qeverinë “Rama” se e ka bërë vendin të vështirë për të jetuar.
“Në këtë artikull, në Financial Times, kam shpreh atë që e kam ndje prej kohësh dhe që e kam përjetu edhe si histori personale: lufta e brezit tonë nuk asht me kërku nji vend tjetër ma të mirë për me jetu, por me e shndërru në ma të jetueshëm vendin të cilit i përkasim”, deklaron ajo.
Pjesa e artikullit dedikuar Marjana Koçekut: “Pas shpërthimit të protestave në Tiranë , duket se punimet janë ndalur. Javën e kaluar në vend nuk ishin të dukshëm kamionë, materiale apo punëtorë ndërtimi dhe gardhi i ri ishte hequr.
Parlamenti Europian, i cili ka të drejtë fjale në kërkesën e anëtarësimit të Shqipërisë, në mesin e qershorit bëri thirrje për një moratorium mbi të gjitha punimet dhe lejet e reja të ndërtimit në zonat e mbrojtura të vendit dhe kërkoi që amendamenti ‘me pesë yje’ të shfuqizohet.
Për Marjana Koçekun, një ligjvënëse 25-vjeçare në Tiranë, protestat tregojnë një ndryshim në mënyrën se si të rinjtë shqiptarë e shohin vendin e tyre. Shqipëria përjetoi emigracion masiv pas përfundimit të sundimit komunist në vitin 1991, por ky fluks po fillon të ngadalësohet. Shumë anëtarë të diasporës u kthyen gjithashtu në Tiranë për demonstratat, tha Koçeku.
“Prindërit tanë na rritën me idenë se lumturia qëndron përtej kufijve, por protestat po tregojnë se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend për të jetuar, në vend të një vendi për t’u larguar”
Jeta e Koçekut pasqyron këtë ndryshim. E rritur në një fshat malor të izoluar në veri të Shqipërisë, ku mund të shkohet vetëm me varkë, ajo u nis për në Itali për të studiuar. Por ajo u kthye në Shqipëri për të zhvilluar një projekt turizmi të qëndrueshëm në shtëpinë e familjes së saj përpara se të hynte në politikë.
Muajin e kaluar, ajo u largua nga partia qeverisëse e Ramës për shkak të projektit të vijës bregdetare të Zvërnecit, duke u bërë e vetmja deputete e pavarur në parlamentin e Shqipërisë. Që atëherë ajo ka marrë kërcënime”, shkruhet në artikull.
Prej më shumë se një muaji Shqipëria është përfshirë nga protesta masive antiqeveritare që nisën pas dhunës së ushtruar ndaj një qytetari në Zvërnec të Vlorës, pas protestave në këtë zonë kundër ndërtimeve.
Ngjarjen e pasuan protesta të mëdha, të cilat që nga fundi i majit vijojnë çdo ditë para Kryeministrisë.
Përveç protestave, ka pasur edhe eksponentë nga brenda Partisë Socialiste, që tashmë janë bashkuar me protestuesit, një ndër to është edhe deputetja Marjana Koçeku e njohur për publikun si “Neomalsorja”.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
3 Korrik14:09
Deklaratat e kreut të SPAK për Ballukun/ “Të mos presin deri sa të arratiset”, Bardhi: Prokuroria e Posaçme të zbatojë ligjin
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut të SPAK, Klodian Braho për çështjen e ish-z...
POLITIKE
3 Korrik13:47
Samiti i NATO-s nuk do mbahet në Shqipëri?/ Trump: Marrëdhënia nuk është reciproke
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është “absurde” që Uashingtoni të vazhdojë të...
POLITIKE
3 Korrik13:22
Televizioni publik belg: Protestat kundër Ramës, test i rëndësishëm për BE-në, revolucioni i ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë
Nga Olivier Arendt, RTBF
Vila dhe hotele luksoze në një ishull të paprekur të Shqipërisë: këto janë projektet e ...
POLITIKE
3 Korrik13:16
“Akuzat për korrupsion dhe mungesë transparence”/ “Reuters” jehonë revoltës së shqiptarëve: Protestat, provë për kryeministrin Rama!
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka komentuar protestat e një ditë më parë para parlamentit, ku policia ushtroi dhunë ndaj pr...
POLITIKE
3 Korrik11:40
Balluku përballë akuzave të reja – Kërkesë e re për arrestim? Braho: Qëndrimi i SPAK është i qartë! Vendimmarrja e garantuar nga ligji
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, ka shmangur një përgjigje direkte lidhur me hapat e mëtejshëm l...
POLITIKE
3 Korrik10:45
Edi Rama sulmon sërish protestuesit: Nën koren e zezë ku janë mbledhur dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë ka dhe ujë të pastër!
Kryeministri Edi Rama gjatë një eventi ditën e sotme ku u fol mbi administratën publike dhe shërbimin publik, sulmoi sërish prot...
POLITIKE
3 Korrik10:36
Kryeministri Rama mbyll komentet në X, frikësohet nga qytetarët
Kryeministri Edi Rama ndërseu policinë protestuesve paqësorë para parlamentit paraditen e sotme. E skenat e dhunës, tërheqja zva...
POLITIKE
3 Korrik10:32
‘Spiegel’: Përshkallëzohen protestat kundër Edi Ramës, arrestime dhe të plagosur në Tiranë
Në Tiranë, protestuesit dhe policia u përplasën me njëri-tjetrin. Zemërimi i qytetarëve tashmë shkon shumë pë...
POLITIKE
3 Korrik09:43
France 24: Protestat janë kthyer në simbol të pakënaqësisë ndaj qeverisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Media franceze “France 24” ka raportuar mbi protestat në Shqipëri, që kanë hyrë në muajin e dytë.
Në nj&e...