Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare
POLITIKE

Nesër Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Këlliçi ndan detaje: Shpaloset programi qeverisës

P
Piranjat29 May 2026, 16:20 · 2 min lexim
Nesër Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Këlliçi ndan detaje:

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka ndarë detaje lidhur me atë se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvendin Kombëtar. Këlliçi u shpreh se nesër qytetarët do të njihen me programin qeverisës të Partisë Demokratike.

Ai shtoi më tej se gjithë procesi do të konkludohet me votimin për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, numri i të cilëve ka shkuar në 200. Ndër të tjera shtoi se brenda një jave do të bëhen zgjedhje për ekipin drejtues të PD-së.

“Ditën e nesërme mbyllet kapitulli i provës kush është opozita dhe kush PD-ja. Nesër drejtuesit e PD-së dhe kryetari Sali Berisha kanë për detyrë të shpalosin programin qeverisës të PD-së dhe të bëjnë me dije qytetarëve se kush është ekipi dhe fytyra e PD si një alternativë shumë herë më e mirë dhe më e besueshme se ajo që është në qeverisje. Nesër qytetarët janë të etur të dinë se ku qëndron PD për të ardhmen.

Nesër procesi do të konkludohet me votimin për anëtarët e rinjt të Këshillit Kombëtar që si asnjëherë më parë ky numër ka shkuar në 200. Është shtuar numri i zonjave dhe zonjushave, është shtuar dhe numri i diasporës në Këshill Kombëtar.

Ky rezultat dhe ky produkt do të jetë konkret të dielën në mbrëmje, pasi votat duan kohë të numërohen. Më pas brenda një javë do të bëhen zgjedhje për ekipin drejtues të PD-së, kryesia, nbënkryetarët, sekretariatët, që bashkë me zotin Berisha do na udhëheqin në betejën politike duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme. Beteja jonë për zgjedhje të ndërshme dhe qeveri teknike nuk ndërron”, tha Këlliçi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.