“Rama ik”/ Mbyllet protesta e qytetarëve në mbrojtje të Zvërnecit: Nesër më shumë!

Qytetarët që kundërshtojnë projektet e ndërtimit në zonën e Zvërnecit kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, në Tiranë. Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit përcollën mesazhin “Nesër më shumë”, duke njoftuar tubimin e ri të martën në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Gjithashtu, një nga momentet simbolike të tubimit ishte ndezja e blicave të telefonave celularë nga protestuesit në Bulevard, në shenjë sensibilizimi dhe mbështetje për kauzën të cilën tanimë ata e kanë nisur dhe po e çojnë përpara.
Organizatorët deklaruan se reagimi qytetar do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestave kundër ndërtimeve që, sipas tyre, rrezikojnë një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.
Gjatë protestës, qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjeve në Zvërnec si dhe apeluan për anulimin e projektit të parashikuar.
Të shtunën qytetarët dhe aktivistët u dhunuan barbarisht nga rojet private të sigurisë në vendin ku janë parashikuar investimet në Zvërnec.
Lexo edhe
POLITIKE
Nga himni kombëtar, te “Për mëmëdhenë”/ Bulevardi "ndizet" nga këngët patriotike, mijëra qytetarë në protestë

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Vijon protesta para Kryeministrisë, thirrje për largimin e Ramës

"Pushteti u shërben oligarkëve dhe banditëve", Zhupa për Zvërnecin: Drejtorin e policisë Vlorë do ta lënë 2 javë në shtëpi me pushime...

"Sot është 1 Qershori, por unë protestoj"/ 12-vjeçari: Jam këtu për Shqipërinë! Poshtë oligarkia

Kundër terapisë homronale/ Koalicioni Pro Familjes, aktivistët: Do luftojmë për fëmijët dhe të drejtat e prindërve

“Ku është ai, s’po e gjej”/ Braçe kërkon ministrin e Bujqësisë në Kuvend: Të kam çuar një ankesë

"Na lini të shijojmë fëmijërinë!"/ Koalicioni për Familjen protestë në Sheshin Skënderbej kundër terapisë hormonale

"Atdheu nuk është në shitje"/ Rama në Berat, qytetarët i shkojnë poshtë zyrës, mbushet bulevardi "Dëshmorët e Kombit"





