Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

'Nesër më shumë, që zëri jonë të mbërrijë deri në Surrel - Rama jepe dorëheqjen!' Marshimi protestë nëpër rrugët e Tiranës

P
Piranjat10 June 2026, 21:18 · 2 min lexim
'Nesër më shumë, që zëri jonë të

Dita e 11-të e protestës/ Pasi qëndruan 3 orë para kryeministrisë duke kënduar në kor dorëheqjen e kryeministrit Rama, mijëra protestues vijuan marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Protesta e nisur në orën 18:00 vijoi deri në 21:00 para godinës dhe më pas marshimi vijoi në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit shqiptar.

‘Ky është revolucioni i zemrave, i shpresës dhe dashurisë’ tha një protestues ndërsa ftoi dhe baballarët ti bashkohen.

‘ Rama në burg, merr me vete dhe Ballukun’ i kujtoi një protestuese duke iu referuar ish numrit 2 të Ramës, Belinda Balluku e akuzuar për korrupsion, pastrim parash e shkelje e barazisë në tendera. Të njëjtat akuza të rënda rëndojnë edhe ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tashmë në paraburgim prej shkurtit 2025. E protestuesit thërrasin 'O Erion o legen prite Ramën se po vjen'

Shumë protestues mbajtën fjalime para kryeministrisë. Protuestuesit  që flisnin hipnin në një shkallë dhe me mikrofon kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Rama, kërkesë që mbështetej edhe nga protestuesit në kor.

Me thirrjet ‘Sot jemi më shumë. Nesër edhe më shumë. Zëri jonë të mbërrijë deri në Surrel. Baballarë na bashkohuni!’ folësit u kërkuan protestuesve të vijojnë marshimin nëpër rrugë.   

Protesta qytetare para kryeministrisë që kërkon dorëheqjen  Edi Ramës, sot shënoi një pjesëmarrje më të mëdha që nga nisja e saj.

Në ditën e saj të 11-të, protesta po dëshmon se presioni, sulmet verbale dhe përpjekjet për delegjitimimin e protestuesve nuk kanë prodhuar efektin që priste qeveria.

Përkundrazi, çdo deklaratë e Edi Ramës kundër qytetarëve që protestojnë duket se ka shërbyer si një nxitje shtesë për mobilizim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.