“Nesër protesta kombëtare!” – Arben Kola lëshon thirrjen e fortë: Çdo shqiptar të jetë këtu! Nuk ka ilaç që e shëron Edi Ramën!

Protesta masive në Tiranë ka shënuar sot ditën e 27-të radhazi, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar e gjitha te tubimi i madh kombëtar i paralajmëruar për ditën e nesërme.
Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, aktivisti Arben Kola ka bërë një thirrje të fortë, duke u kërkuar shqiptarëve për të shkatërruar çdo pengesë e mur që ka zaptuar hapësirat publike dhe pasuritë natyrore të vendit.
“Nesër do jetë protesta kombëtare! Mos harroni! Ftojmë çdo shqiptar të jetë nesër këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo! Merrni kazma, lopata e leva dhe prishni këto gardhe e mure që u kanë zënë frymën lumenjve, bregdetit tonë!”, ka deklaruar Kola nga sheshi.
Në fjalimin e tij, ai theksoi se kjo lëvizje qytetare ka arritur t’i japë një goditje të rëndë qeverisë, duke i “shembur makinerinë e propagandës”. Sipas tij, fati i kryeministrit është vulosur.
“Nuk ka ilaç që ju shëron! Ka disa kompani që po përgatisin disa kosha, që llumin Rama ta hedhim në kosh dhe ta përcjellim për në bregdet”, u shpreh ai.
Lexo edhe
POLITIKE
“Shqipërinë po e qeverisin injorantët”/ Qytetarja përlotet në protestë: Lash Europën për të rritur fëmijët me gjyshërit! Nuk do të dorëzo...

DITA 27/ Protestuesit në shesh dalin me paketë politike: Ja çfarë kërkohet

Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave, porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në Shqipëri
Kalaja: Të gjitha rrugët e trafikut të drogës çojnë te Rama, po fshihen qëllimisht faktet
Arkitektët duhet të paguajnë për këtë

Fred Abrahams: Protestat po shembin fasadën europiane të Edi Ramës

Skandali i 'Albania Files', Këlliçi: Rama po përdor Shqipërinë si aset për të ruajtur pushtetin! PD mbështet kërkesat e protestës

Në mes të revoltave popullore, qeveria shpërblen administratën me kredi me interes zero





