Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n...
POLITIKE

Nesër seanca e fundit plenare, qytetarët lajmërojnë protestë para Kuvendit

P
Piranjat26 July 2026, 14:53 · 2 min lexim
Nesër seanca e fundit plenare, qytetarët lajmërojnë

Një tjetër protestë qytetare është thirrur këtë të hënë, më 27 korrik, përpara Parlamentit, me thirrjen se qytetarët nuk ndihen më të përfaqësuar nga deputetët.

Organizatorët kanë bërë thirrje për tubim nesër në orën 8:30, për të shprehur pakënaqësinë ndaj Kuvendit dhe klasës politike, duke e cilësuar institucionin si të shkëputur nga interesat e qytetarëve.

Ashtu si në protestën e 23 korrikut, edhe këtë herë pritet një plan i posaçëm masash nga Policia e Shtetit.

Pritet që e gjithë zona përreth Parlamentit të jetë një shtetrrethim i vërtetë nga forca të shumta policore, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, barriera metalike, autobotat me ujë, me synimin për të penguar çdo tentativë për depërtim të protestuesve drejt godinës së Kuvendit.

Protesta e fundit e 23 Korrikut u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe automjete me ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit iu kundërpërgjigjën duke hedhur vezë dhe tentuan të çanin kordonin e sigurisë.

Përplasjet zgjatën për disa orë, duke e kthyer zonën përreth Parlamentit në një skenë të fortë përballjeje. Pas protestës policia shoqëroi 32 persona.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.