POLITIKE

Nesho: Kur populli del në rrugë, pushteti ka marrë fund

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Korrik 2026, 21:55
Nesho: Kur populli del në rrugë, pushteti ka marrë fund

Ish-diplomati Agim Nesho deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se kryeministri Edi Rama ndodhet në një fazë të fundit të pushtetit të tij politik, duke argumentuar se protestat qytetare janë një tregues i humbjes së legjitimitetit të qeverisë aktuale. Duke komentuar reformën territoriale dhe zhvillimet politike në vend, Nesho akuzoi Ramën se po përpiqet të kontrollojë proceset institucionale dhe ndryshimet ligjore për interesa elektorale. Sipas tij, qeveria po synon të përdorë reformën territoriale si një instrument për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme dhe për të ruajtur kontrollin politik.

Nesho kritikoi mënyrën e qeverisjes së Ramës, duke e akuzuar se kërkon të përqendrojë pushtetin dhe të ndërhyjë në çdo fushë të administrimit publik. Ai u shpreh se pakënaqësia qytetare dhe dalja e njerëzve në protesta janë shenja se mbështetja politike ndaj mazhorancës është dobësuar.

Nesho: Por në qoftë se Partia kryesore e opozitës ka marrë pjesë në dy reformat kryesore të sugjeruara për të patur një konsensus dhe për të rregulluar rregullat e lojës në shtetin shqiptar, ka marrë pjesë në këto reforma. Kemi një paradoks, që ata të cilët në heshtje kanë pranuar regjimin e Ramës e bëjnë këtë vetëm në funksion të përfitimeve të tyre elektorale. Pse e them këtë? E them këtë e para njëherë, sepse në mënyrë të palogjikshme duke patur shumë kohë, duke patur propozime, duke mos kaluar të gjithë rregullat të cilat do të përbënin, domethënë bërthamën e diskutimit të paraqitjes së çështjeve për reformën territoriale. Duke i anashkaluar këto, thjesht vendosën sot që ta ndërpresin këtë. Pse e mendoj? E para njëherë është formimi, anadollak dua të them të një njeriu që është… domethënë Shqipëria po vuan nga… si rezultat i një… një njeriu i cili është jo i pashkollë, por një njeri që kërkon të monopolizojë çdo gjë siç është Rama.

Domethënë psikologjia e tij mbetet psikologjia e një kryetari bashkie që kërkon të kontrollojë territorin, të invadojë çdo gjë. Është një njeri që merret dhe me karriget edhe me çadrat e kafeneve, dhe tani flet për parime që Europa kërkon për decentralizimin e pushtetit, dhënien e mundësisë qytetarëve të cilët të administrojnë pronat e tyre dhe kështu me radhë. Nuk bëhet kjo gjë. Po pse e bën? Për mendimin tim duke mbyllur pikën e parë, mendimi im është që Rama sot është përpara asaj… përpara shkëmbit dhe greminës që ai po, po ikën. Nuk ka rrugë tjetër. Është si njeriu që është vrasës, ka vrarë, ka vjedhur, ka bërë dhe tani nuk kthehet dot mbrapa. Domethënë është para kësaj dileme. Ai kërkon që sa më shpejt ta kalojë këtë reformë për të bërë zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhje politike së bashku. Për arsye se dhe përkrahësit e mëparshëm, të cilët ishin blerë nga influenca politike e Ramës, tani e kanë lëshuar. Që në kohën, kjo është një aksiomë politike, në kohën kur populli del në rrugë nuk ka më as mazhorancë as zgjedhje të kaluara të cilat të legjitimojnë pushtetin, por ti je i detyruar që të ikësh dhe të japësh një zgjidhje. Pra Rama ka përpara për mendimin tim vetëm një mënyrë.

Të provojë me të gjitha mënyrat që në zgjedhje prapë të ketë përkrahësit e tij, dhe për këtë gjë ai do të manipulojë dhe të fusë influencën e tij në reformën territoriale, dhe kështu me radhë. Pra është një njeri që është në fundin e tij, në gramat e fundit. Unë e mendoj dhe jam nga ata që nuk e shikoj që kalon më shumë se këtë vit. Është një kufomë politike. Për të cilën ne duhet të jemi të përgjegjshëm, për t’u bashkuar të gjithë, sepse një lëvizje politike e admirueshme, me të drejtë zoti Peka tha, sot ne i kemi konsideruar edhe… ndihesha krenar që ata, përfaqësuesit e revoltës popullore, të rinjtë, qytetarët ishin heronjtë tanë. Duan të heqin këtë gjë, këtë regjim të qelbur. Prandaj rrëzimi i këtij regjimi ka dhe disa rregulla të caktuara. E para njëherë është ajo që e tha edhe zonja Merko, edhe profesori, një bashkim i të gjithë opozitës. Opozita nuk mund të paragjykohet. Të tërë janë të hapur që të marrin pjesë në një revoltë ku qëllimi kryesor është heqja e Edi Ramës. Në qoftë se ka influenca, dhe ne e shikojmë, se ne e shikojmë tani të themi duhet të pranojmë edhe disa gjëra, ajo që është e rëndësishme është të bëjmë Shqipërinë, sepse edhe unë jam në rrethe me Fatos Lubonjën, dhe shikoj ka njerëz të cilët japin vetëm mendime, nuk kërkojnë bashkim, por thonë ta çojmë çështjen në OKB, domethënë nuk kanë konceptin e shtetit. E të tjerë… domethënë më tepër aventurierë ku duhet të jemi konkretë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan