POLITIKE

Nesho: Manipulimi i ftesës së Trump për Ramën, një manovër për të fshehur skandalet dhe përfitimet personale

Piranjat Përditësimi i fundit 20 January 2026, 17:10

Nesho: Manipulimi i ftesës së Trump për Ramën, një

Ftesa e trumbetuar me bujë nuk ishte asgjë më shumë se një njoftim standard ndërkombëtar, një manovër e dëshpëruar e Kryeministrit Rama për të shmangur skandalet e korrupsionit dhe për të siguruar mbrojtje politike ndërkombëtare, ndërsa përdor figura të njohura për të mbuluar përfitime të dyshimta personale dhe interese biznesi.

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, ish-ambasadori Agim Nesho theksoi se deklarata e Ministres së Jashtme për ftesën e Kryeministrit Edi Rama nga ish-Presidenti amerikan Donald Trump ishte një tentativë për të manipuluar opinionin publik shqiptar, duke i dhënë një rëndësi të tepërt dhe të paarsyeshme një njoftimi të zakonshëm ndërkombëtar.

Pjesë nga deklarata: Deklarata e ministres së jashtme, që në njëfarë mënyre ishte e para që pranoi ftesën në emër të Republikës së Shqipërisë, ishte një deklaratë e turpshme. Arsyeja është se ajo doli jashtë kontekstit të ftesës, që dihej se ishte bërë për më shumë se 65 vende, ndërkohë që i shitej opinionit publik shqiptar sikur ishte zgjedhur personalisht Rama për cilësitë e tij. Kjo tregoi një gjë, zoti Parruca: unë e pashë me kujdes që, fillimisht, ministrja e jashtme kërkoi të shmangte këtë përcaktim, duke thënë se ftesa i erdhi Shqipërisë, por duket se intervista ishte e detyruar nga vetë zoti Rama, i cili gjeti momentin më të mirë para një krize të jashtëzakonshme politike që ka përfshirë Shqipërinë, për shkak të skandaleve të korrupsionit, hajdutërisë dhe veprimtarisë së tij jashtë interesave kombëtare shqiptare.

Pra, për mendimin tim, ishte diçka e sponsorizuar, që i dërgohej një ftesë të tillë. Ne e dimë që në bordin ekzekutiv janë njerëz që kanë pasur ose kanë interesa në Shqipëri, si Toni Blair dhe Jared Kushner, sidomos në fushën e turizmit. Toni Blair shpesh ka përdorur Shqipërinë për veprimtarinë e tij, veçanërisht në Lindjen e Mesme, ku nuk është popullor. Shqipëria ka qenë një nga mënyrat që ai ka komunikuar me Perëndimin dhe ka realizuar projekte ambicioze, sidomos në një fazë të jetës së tij personale, duke u frymëzuar nga pasurimi ekstrem dhe duke shfrytëzuar momentet gjeopolitike.

Pra, ishte një deklaratë e turpshme e ministres së jashtme, diçka që dëmtonte edhe vlerën e kësaj iniciative, e cila duhet thënë se ishte një iniciativë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vinte nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit, që njohu realizimin e fazave të projektit të paqes për Gazën, dhe që kalonte nga bordi i paqes që do të drejtohej nga vetë presidenti Trump. Dua të theksoj këtu, për ta mbyllur këtë pjesë, që është shumë e çuditshme, zoti Parruca, se e njëjta mënyrë justifikimi ose përpunimi të opinionit publik është përdorur edhe nga Lukashenko. Zëdhënësit e tij të ministrisë së jashtme dhe të organit zyrtar të propagandës që ka ekuivalentin e ATSH-së tonë, e tregonin ftesën si personale për një lider që ka treguar lidership në botë. E kupton se si arrihet emëruesi i përbashkët i të gjithë diktatorëve, të cilët, pasi kryejnë veprimtari të pakontrollueshme dhe kanë krijuar një opozitë të gjithanshme në vendin e tyre, përpiqen që në çdo formë të justifikojnë aktivitetin e tyre nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar. Të gjithë e bëjnë këtë për të manipuluar opinionin e brendshëm.

Pse? Po të ishte që zoti Rama mendonte se ftesa ishte kaq personale për të, mund t'i jepte përgjigjen siç e bëjnë të gjithë udhëheqësit e tjerë, që e pranojnë ftesën me kënaqësi, duke lënë opinionin ndërkombëtar të kuptonte se çfarë idiotësh janë ata që shesin propagandë atje ku nuk duhet. Shumë e drejtë, zoti Parruca, edhe kjo duhet të shpjegohet: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë demokracia më funksionale në botë, ku balancat e pushtetit janë të përsosura. Ato funksionojnë në funksion të mbrojtjes së interesave të popullit amerikan, për këtë arsye ato kanë institucione solide. Vetëm një rast dua të përmend, që edhe politikat ekzekutive të presidentit Trump kalojnë dhe shqyrtohen nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, për t’u siguruar që nuk kalohen kufijtë e kompetencave. Ka pasur raste kur gjyqtarë të veçantë kanë bllokuar iniciativat ekzekutive të presidentit, për shembull, lidhur me emigrimin e qytetarëve të ardhur dhe banues në Shtetet e Bashkuara, dhe të tjera. Në këtë kuptim, duhet të theksojmë se mentaliteti i bërjes së propagandës në këto zona të largëta ndryshon nga realiteti brenda Shteteve të Bashkuara.

Kemi iniciativën e paqes të presidentit amerikan, një iniciativë që kërkon të kalojë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare për realizimin e paqes në Gaza. Vetë vizioni i presidentit Trump është të sigurojë paqen në botë në një mënyrë tepër pragmatike. Kjo nismë kërkon krijimin e një bordi të paqes që mund të krijojë rivalitet me OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit për një vendimmarrje më kolegjiale. Karta e këtij bordi tregon se procedurat pengojnë realizimin efikas të paqes. Pra, kjo është një iniciativë personale që tregon cilësitë e një presidenti që jo vetëm kërkon të ndryshojë politikën e jashtme, por edhe të fuqizojë Shtetet e Bashkuara për t'u bërë superfuqia dominuese në një kohë të rëndësishme gjeopolitike.

Por kjo nuk do të thotë se opinioni publik dhe institucionet amerikane nuk kanë vazhdimësi. Në Shtetet e Bashkuara, opinioni publik është i ndarë dhe sondazhet tregojnë se politika e jashtme e administratës aktuale ka krijuar konfuzion, sidomos në lidhje me çështje si Grenlanda. Kjo nuk mbështetet nga shumica e amerikanëve. Pra, për t'u zgjedhur për një mandat të dytë, rivalët e presidentit Trump duhet të jenë në linjë me opinionin publik dhe politikën e MAGA-s, sepse zgjedhjet në Amerikë janë të bazuara në votë. Dhe në Amerikë nuk vidhen vota, siç ndodh në Shqipëri.

Në shumë raste, politika amerikane është shumë e kujdesshme. Presidenti Trump e mbyll karrierën e tij, kërkon të mbetet në histori dhe ka arritur shumë gjatë një viti të vetëm, duke lënë botën të shtangur. Por, nga ana tjetër, kemi funksionimin e institucioneve dhe të ekipit të tij që konkurrojnë për të mbajtur dhe fituar zgjedhjet. Të gjitha këto balanca tregojnë se institucionet amerikane veprojnë, dhe se çdo veprim që bien ndesh me politikën zyrtare të Amerikës, siç është lidhja me regjimin e Ramës që ka bërë Shqipërinë një narko-shtet, do të ndalohet. Këto institucione vazhdojnë të punojnë për të realizuar politikat e shtetit amerikan. Pra, sado që Rama mund të shesë ide të tilla si anëtar i një bordi, kjo nuk do ta pengojë zhvillimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe iniciativat e opozitës për të luftuar narko-shtetin dhe për të zhdukur kartelet e drogës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?