Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Nesho: SHBA po korrigjon qëndrimin, “non grata” ndaj Berishës ishte vendim i ndikuar politikisht

P
Piranjat12 June 2026, 09:19 · 5 min lexim
Nesho: SHBA po korrigjon qëndrimin, “non grata” ndaj

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me qëndrimin e Departamentit të Shtetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se po vërehet një ndryshim qasjeje në politikën amerikane.

‘Në rastin e doktor Berishës, Departamenti i Shtetit, politika amerikane ka bërë një hap edhe më tepër sesa ka qenë rasti i heqjes së non-gratës të kryeministrit të Indisë, Modi.

Për arsye sepse atij i është kërkuar vetëm që ‘ti do jesh bashkëpunëtori ynë, je i lirë për të ardhur lirshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, por nuk është firmosur asnjë dokument për përjashtim.

Dhe këtu fillon një reflektim i madh që vetëm një fuqi demokratike si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka për të reflektuar veten e saj. Dihet që ka qenë një aferë korruptive, ka qenë një aferë e sponsorizuar nga njerëz që kërkonin të mbanin pushtetin e tyre, por dhe jo vetëm, që donin të realizonin projekte antikombëtare, siç ishte Ballkani i Hapur, për të realizuar dhe siguruar pozicionet e Ramës dhe të Vuçiçit si të ashtuquajtur elementë stabiliteti në Ballkan.

Kjo nuk ishte një gjë e paparashikuar që mendojnë disa. Kjo ka qenë një gjë e vonuar duhet të themi, për arsye të lobimit të vazhdueshëm që Edi Rama e ka bërë.

Dhe pse e ka bërë Edi Rama? Për arsye sepse gjithë strategjinë për të mbetur në pushtet, për të përfituar dhe vjedhur popullin shqiptar, e ka bërë pikërisht strategjinë në non-gratën e Sali Berishës.

Ai ishte rezultati i gjithë kësaj politike të përçartë, i krijimit të këtyre partive të vogla të cilët justifikonin veten e tyre pavarësisht se dihej mënyra e orientimit dhe bashkëpunimit.

Dhe duhet të themi një gjë që sekretari Rubio, kjo administrata Trump, edhe në qoftë se më lejoni, dua të bëj një falënderim për largpamësinë e sekretarit të shtetit Rubio, për arsye sepse realizoi ndryshimin e klimës që njerëzit kishin filluar të mos besonin për drejtësinë dhe funksionimin e politikës së jashtme amerikane.

Që ishte marrë nëpër këmbë dhe në kohën e administratës Biden sidomos për Ballkanin ishte dhënë me PPP për njerëz të interesuar për të realizuar skenarët e tyre siç ishte Alex Soros me të tjerë. Pra ka patur vizionin, ka kthyer besueshmërinë dhe dashurinë që populli shqiptar e ka të pakursyer ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe së treti ashtu siç po shkëlqen në politikën e jashtme, edhe në këtë rast i ka dhënë një mundësi demokracisë shqiptare të rimëkëmbet duke vendosur vlerat e opozitës shqiptare. Pra mos e mendoni që mund të jetë diçka e shkëputur. Momenti i zgjedhur është plotësisht një moment politik që do t’i shërbejë demokracisë shqiptare.

Dhe duke e përfunduar dua të them një gjë. Kjo ka qenë një goditje tepër e rrezikshme kur pesë vjet përpara me shumë pasoja. Por këtu dua të nënvizoj faktin që vetë unë personalisht kam qenë i frymëzuar nga një intervistë debat që kolegu jonë Çim Peka ka mbajtur po atë mbasdite, ishin në momentet orë pas dizenjimit të liderit të opozitës.

Dhe mendoj që ky kolektiv i mrekullueshëm i Syri Televizion sot përjeton një ditë të satisfaksionit moral për një luftë konsekuente edhe atëherë kur superfuqia më e madhe e botës, e manipuluar nga njerëz me interesa të ngushta siç është Edi Rama dhe grupi i tij, me interesa antikombëtare luftonin për të mbyllur gojën dhe kapjen e shtypit të lirë. Prandaj mendoj që është një moment tepër i rëndësishëm, është një leksion për rezistencën e shtypit të lirë dhe në këtë kuptim mendoj si një njeri i painfluencuar’, u shpreh Agim Nesho.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.