Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës

Diplomati Agim Nesho përmes një postimi në rrjetin social X, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe protestat që po zhvillohen në vend, duke i interpretuar ato si një reagim qytetar ndaj qeverisjes aktuale. Në mesazhin e tij në anglisht, Nesho shprehet se “Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të shfrenuar të Edi Ramës”, duke përdorur për kryeministrin Edi Rama edhe nofkën “Ramaduro”.
Ai akuzon qeverinë për një periudhë 12-vjeçare qeverisjeje dhe për, sipas tij, “të paktën tre zgjedhje të vjedhura”, përfshirë zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, të cilat ai pretendon se nuk janë njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Neshos, kjo situatë i ka dhënë Ramës një supermazhorancë që mundëson ndryshime të njëanshme në ligje dhe në Kushtetutë. Në reagimin e tij, diplomati ndalet edhe te debati për investimet e huaja në Shqipëri, duke kundërshtuar atë që e quan dezinformim publik. Ai thekson se protestat nuk janë të drejtuara kundër familjes së presidentit amerikan Donald Trump apo investitorëve të huaj, përfshirë Jared Kushner. Sipas tij, projektet investuese me vlerë rreth 4 miliardë dollarë do të sjellin zhvillim ekonomik, vende pune dhe mundësi për të rinjtë shqiptarë, ndërsa shton se ato po realizohen në toka private me status të ndryshuar më herët nga qeveria.
Nesho argumenton gjithashtu se investitorët ndërkombëtarë veprojnë me standarde të larta dhe do të tregojnë më shumë kujdes për mjedisin sesa vetë qeveria shqiptare dhe interesat e lidhura me të. Në vijim, ai shprehet se protestat janë një reagim ndaj, siç e cilëson, autoritarizmit dhe vendimmarrjes së njëanshme të qeverisë në lidhje me pasuritë natyrore, pa konsultim publik dhe pa procese demokratike.
Sipas tij, zemërimi qytetar lidhet edhe me korrupsionin e përmasave të mëdha në një nga vendet më të varfra të Europës, ndërsa qeveria nuk mban përgjegjësi institucionale.
Nesho bën thirrje për ndryshim politik në Shqipëri dhe shpreh mbështetje për të rinjtë dhe shtresën e mesme që, sipas tij, po udhëheqin atë që ai e quan “Revolucioni i Flamingove”.
Lexo edhe
POLITIKE
Protesta është e drejtë, antisemitizmi është i papranueshëm

Administrata e Beratit detyrohet të marrë pjesë në mitingun e Ramës në Tiranë, PD kërkon hetim

“Administrata bashkohuni me popullin”/ Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme: Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ra...

Protestuesit do të jenë pak metra larg Ramës! Çfarë mund të ndodhë sot në Tiranë?

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e “Non Grata-s”, në përputhje të plotë me ligjet e SHBA-së!

13 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Ditmir Bushati: Në PS ka humbur liria! Akuzat për agjentura të huaja dhe tallja me protestuesit, lo...

Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm, ‘shuplakë’ Ramës: Shpirti i PS-së s’është në antimitingun, por në sheshin e ri...





