POLITIKE

Nesho: Vizita e Berishës në SHBA, goditje për Ramën dhe hap i ri me administratën Trump

Piranjat Përditësimi i fundit 12 September 2026, 13:52

Nesho: Vizita e Berishës në SHBA, goditje për Ramën dhe hap

I ftuar në një lidhje Skype në edicionin e paradites në Syri TV, diplomati Agim Nesho e cilësoi vizitën e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara si një zhvillim të rëndësishëm politik dhe një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Nesho tha se delegacioni i Partisë Demokratike nuk shkoi në SHBA thjesht për të marrë pjesë në një kongres, por për të vendosur në tryezë problematikat kryesore të Shqipërisë dhe për të rikthyer marrëdhëniet strategjike me Uashingtonin.

Ai veçoi takimin me Prokurorin e Përgjithshëm amerikan, duke e cilësuar si një prej kontakteve më të rëndësishme të vizitës.

Nesho theksoi se Berisha ngriti përpara zyrtarëve amerikanë çështjet e sigurisë, krimit të organizuar, narkotrafikut dhe karteleve kriminale, problematika që lidhen edhe me sigurinë e SHBA-ve.

Diplomati e konsideroi vizitën një “sfidë të hapur” ndaj Edi Ramës, duke theksuar se Berisha u paraqit në Uashington si alternativë e opozitës shqiptare.

Nesho tha se eksperienca politike e liderit të PD-së bëri të mundur një komunikim konkret me administratën Trump dhe se tashmë është hapur një kapitull i ri bashkëpunimi me SHBA-në.

Ai u shpreh se ky proces duhet të pasohet nga konkretizimi i marrëdhënieve dhe bashkimi i opozitës përballë qeverisë Rama.

Nesho vlerësoi gjithashtu konsistencën dhe eksperiencën politike të Berishës, duke argumentuar se në politikën amerikane peshojnë integriteti, vizioni dhe eksperienca, ndërsa e akuzoi qeverinë Rama për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe keqfunksionim të shtetit ligjor.

Deklarata e plotë:

Ishte një takim në nivelin e partnerit i cili bisedonte për të ardhmen e Shqipërisë. Pra, si i tillë delegacioni i Partisë Demokratike i kryesuar nga doktor Berisha, mori përsipër duke takuar një sërë senatorësh, kongresmenësh, anëtarë të qeverisë amerikane. Dhe këtu duhet të ndalemi që takimi më i rëndësishëm ishte me Prokurorin e Përgjithshëm, i cili është ekuivalenti i Ministrit të Drejtësisë, një nga katër figurat më të forta të administratës amerikane dhe duhet për teleshikuesit duhet të kuptojnë që është i vetmi personalitet që bën 'check and balance' edhe me presidentin duke ngritur institucionin e investigimeve të pavarura ndaj presidentit të tij. Pra, në këtë kuptim, arritja e kësaj vizite ishte shumë e madhe.

Domethënë jo vetëm nga kontaktet, nga niveli, po dua të them Eneida që ajo që ishte më e rëndësishmja nga eksperienca e liderit të opozitës, ishte parashtrimi i çështjeve të cilat kanë prekur Shqipërinë. Dhe e dyta që është akoma më e rëndësishme, është si do të rikthejnë marrëdhëniet strategjike të dy vendeve për të qenë së bashku në gjithë këtë kompeticion të madh gjeopolitik që po kalon bota. Pra, nuk ishte një vizitë thjesht për të marrë pjesë në një kongres. Mënyra se si është komunikuar, mënyra se si janë parashtruar çështjet dhe këtu dua të nënvizoj nga pjesëmarrësit që kanë qenë atje, por edhe nga analistët të cilët kanë ndjekur vizitën e doktor Berishës, eksperienca politike e tij e bëri që politika e administratës amerikane që në shumë raste është tepër pragmatiste dhe korrekte, edhe konkrete, mori parasysh thelbin e zhvillimeve politike dhe situatës në Shqipëri. Që është çështjet e sigurisë, çështjet e narkoshtetit, lufta kundër krimit të organizuar, veprimi i karteleve të cilat përbëjnë rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kuptim kjo vizitë ishte një sfidë e hapur ndaj kryeministrit Edi Rama.

Dhe këtu mund të bëjmë një parantezë të themi që Rama me administratën Trump, si në administratën e parë ashtu edhe të tanishmen, nuk ka arritur këtë nivel vizite sa arriti lideri i opozitës që u paraqit edhe si një alternativë. Pra, nga e gjithë kjo vizitë unë mendoj që është përmbushur një kuadër i domosdoshëm, jo vetëm i njohjes së problematikës në Shqipëri, por edhe kontakteve të tjera për të treguar që Shqipëria është e aftë që të vazhdojë atë bashkëpunim të nevojshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke treguar potencialet reale që ka opozita si një alternativë për marrjen përsipër të detyrave të vendit.

Pra, ishte një sfidë e jashtëzakonshme ndaj narkoregjimit të Edi Ramës, një regjimi të korruptuar, i cili fshihet brenda retorikës për të fituar kohë, të besës, paqyrës ose veprimeve të pakreativitet, të përsëritura, gjëra që tregojnë që nuk mund të vazhdojë më shumë. Ndërsa opozita tregoi një shkallë pjekurie, një shkallë marrje të përgjegjësisë së përbashkët dhe duke qenë shumë konkrete. Pra, duke përfunduar Eneida, tashmë kjo vizitë ka bërë hapin e madh, gjigant të bashkëpunimit me administratën Trump. Ajo që është më e nevojshme është vazhdimësia, konkretizimi dhe bashkimi i opozitës shqiptare për ta larguar sa më shpejt këtë regjim të krimbur edhe të korruptuar të Edi Ramës

Dua të themi që jo vetëm konsistenca, integriteti, eksperienca politike ka treguar që një figurë e tillë ndoshta më e rralla në të gjithë botën dhe për këtë unë mendoj që edhe kundërshtarët më të egër duhet ta respektojnë mënyrën se si veproi i vetëm për të mbrojtur një çështje parimore për veten e tij, por dua të them që eksperienca e gjatë tregon frutet e kësaj, të këtij rezultati. Duhet të themi që Amerika, Eneida, është e paparagjykueshme kur vjen puna për vazhdimësinë edhe bashkëpunimin me liderat. Dua të them një rast që kohët e fundit një senator 80-vjeçar mundi një nga shpresat, kontestuesin e tij 50-vjeçar. Pse? Sepse kishte ide, kishte integritet edhe kishte vizion se çfarë duan për të ardhmen. Njerëzit zgjedhin, njerëzit që kanë eksperiencë dhe nuk bëjnë eksperimente fatkeqësisht si në Shqipëri, që mund të marrin një, në kohën e krizës më të madhe evropiane të 2008-s që kishte filluar, një mësues vizatimi për t'i besuar ekonominë e vendit. Dhe kush ishin rezultatet?

Rezultatet është që e shiti gjithë Shqipërinë duke ngritur qofte siç e ka deklaruar në intervistat e tij ish-zëvendëskryeministri dhe një nga bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe për të plotësuar tekat dhe përfitimin e përbashkët me klientelistët e tij. Kjo është rezultati. Pra, është një vizitë që krijoi atë rifillimin e një bashkëpunimi të ri në bazë të një axhende të caktuar. Çështja e paraqitjes së problematikës kryesore në Shqipëri ishte shumë e saktë. Kjo është një vlerë për arsye se jo vetëm opozita, por kryetari i saj ka parashtruar atë problematikë që për amerikanët është e kapshme, e prekshme dhe e nevojshme për t'u goditur. Siç është krimi i organizuar, çështja e funksionimit të karteleve dhe siguria kombëtare e përbashkët si e Shqipërisë ashtu edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një fuqi e cila po përballon të gjithë fluksin e zonave të influencës të fuqive të tjera ndërkombëtare në botë, nuk ka kohë dhe e ka jashtë vëmendjes së saj si çështjen e ndërtimit të demokracisë, çështjen e funksionimit të shtetit ligjor, që janë derivate të domosdoshme për të funksionuar një demokraci.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?