Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme
POLITIKE

Nga AP te Reuters, mediat ndërkombëtare raportojnë dhunën policore në protestë: Përdori gaz lotsjellës

P
Piranjat 2 July 2026, 18:37 · 2 min lexim
Nga AP te Reuters, mediat ndërkombëtare raportojnë dhunën

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së zhvilluar sot para Parlamentit, përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, arrestimeve të dhunshme.

“Associated Press” shkruan se “policia u përplas me protestuesit të enjten, në një demonstratë antiqeveritare, e cila u shndërrua në dhunë.”

AP raporton se policia përdori gaz lotsjellës dhe sprej me piper ndaj protestuesve që po i qëllonin me vezë, duke theksuar se protestat e një muaji “shprehin kundërshtim kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama”.

“Reuters” ka ndarë disa imazhe nga protesta, momente kur qytetarët janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe sprej piper nga policia. Siç shihet nga pamjet, është edhe një moment kur autoboti me ujë tenton të shpërndajë turmën.

Ndërkaq “US News” i ka dhënë zë “ujit dhe gazit lotsjellës që policia përdori për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë para parlamentit, të cilët hodhën vezë dhe miell ndaj oficerëve të policisë dhe disa ligjvënësve.”

Media ndërkombëtare shkruan se “protestat e përditshme janë mbajtur për më shumë se një muaj në Tiranë për shkak të korrupsionit të dyshuar të lidhur me projekte të ndryshme zhvillimi përgjatë bregdetit dhe pranë zonave të mbrojtura. Qeveria mohon korrupsionin.”

Artikulli i referohet protestave si një provë për kryeministrin Rama, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013 dhe të cilin shumë “e fajësojnë për moszhdukjen e korrupsionit të përhapur ose për mosbërjen e mjaftueshme për të përmirësuar shërbimet bazë si kujdesi shëndetësor.”

Euronews shkruan: “Përleshje të dhunshme shpërthyen midis policisë dhe demonstruesve jashtë parlamentit të Shqipërisë të enjten”, teksa i referohet protestës së zhvilluar sot para Parlamentit, në vijim të një muaji revolte qytetare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.