Nga Dhurata Çupi te Ilir Alimehmeti, kush janë më të votuarit për Këshillin Kombëtar të PD-së

PD përfundoi të dielën procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ku delegatët kanë përcaktuar emrat që do të përfaqësojnë forumin më të lartë vendimmarrës të partisë. Sipas rezultateve, ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi ka rezultuar ndër më të votuarat, duke kryesuar gjithashtu edhe listën e grave.
Mes emrave që kanë marrë mbështetjen më të madhe të delegatëve është edhe mjeku Ilir Alimehmeti, i përfolur shpesh si një kandidat i mundshëm i demokratëve për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në listën e më të votuarve renditet gjithashtu Floriana Garo, zëdhënëse e kryetarit të PD, Sali Berisha. Nuk mungojnë as emra të njohur jashtë politikës tradicionale. Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik “Stresi”, si dhe gazetari Arnold Kariqi kanë siguruar gjithashtu një vend mes kandidatëve më të mbështetur nga delegatët.
Më të votuarit për Këshillin Kombëtar të PD-së:
Dhurata Çupi
Ilir Alimehmeti
Floriana Garo
Arkimed Lushaj (Stresi)
Arnold Kariqi.
Lexo edhe
POLITIKE
BIRN: Kryebashkiakja Brunilda Mersini negociata në Athinë për asfiksimin e protestës së Zvërnecit

Babai i ish-Presidentit u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, Meta: E trishtë për familjen tonë. Ceremonia për në banesën e fundit, zhvill...

‘Kemi dallime për raportin me Beogradin’/ Kurti: Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të qeverive

“Rama nuk shpëton dot, fjalim i planifikuar”/ Këlliçi: Kur revolta i shkoi te zyra bëri të përulurin. Kryeministri i korruptuar në palcë!...

Terapia hormonale/ PL kërkon dëgjesë me ministren e Shëndetësisë – Xhixho: Me pasoja afatgjata te fëmijët





