Nga Genc Pollo tek Stresi dhe vajza e Nishanit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike po zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ndërkohë që është zbardhur lista zyrtare e kandidatëve për Kuvendin e ri.
Në listën zyrtare bien në sy emrat e ish deputetëve të Partisë Demokratike apo drejtues të grupseksioneve të PD-së.
Ndër figurat e përfshira janë ish-deputetë dhe ish-zyrtarë të njohur si Genc Pollo, Myslym Murrizi, Lefter Gështenja,Lindita Metaliaj
Po ashtu lista është e ndarë në tre grupe, ku janë caktuar kuota të veçanta për përfaqësimin e vajzave dhe zonjave, ndërsa një listë është me emrat e të rinjve që pritet t’i bashkohen Kuvendi Kombëtar të PD.
Mes emrave të të rinjve, bie në sy emri i reperit, Arkimend Lushaj, Stresi, djalit të Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, vajzës së Bujar Nishanit, Fiona Nishanit dhe djalit të vogël të Azem Hajdarit, i cili ka emrin e babait.
Po ashtu në listë është dhe avokati Marash Logu, Arnold Kariqi.
Lexo edhe
POLITIKE
Nga Harper te Montserrat, aleatët ndërkombëtarë nga Kuvendi i PD-së: Shqipëria meriton më shumë

Fjalimi i fortë i ish-kongresmenit republikan: Sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri!...

PD ironizon Ramën me Inteligjencë Artificiale: Nuk jam Skënderbeu i Elisës! Kam kushtuar vetëm 100 euro, jo si Diella 4 milionë euro

Stresi i pranishëm në Pallatin e Kongreseve, kandidon për Këshillin Kombëtar të PD

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohen ndryshimet statutore dhe anëtarët e rinj të Këshillit





