Nga minimumi jetik te dyfishimi i pagave dhe pensioneve/ Berisha: Ja tre masat tona për uljen e çmimeve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se rritja e çmimeve ka vështirësuar dhe varfëruar shqiptarët. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati prezantoi edhe planin me tre masa të PD-së për përballimin e situatës.
Berisha u shpreh se tre masat janë vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, heqja ose uljen e TVSH-së në 6% për produktet ushqimore dhe dyfishimin e pagave e pensioneve. Sipas Liderit të opozitës, këto masa do të ndihmojnë në zbutjen e kostos së jetesës për qytetarët.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Dejona Ruka: Doktor, çmimet janë rritur aq shumë dhe nuk po ia dalim dot të mbyllim muajin. Po blejmë gjithnjë e më pak produkte ushqimore. A keni ju ndonjë plan konkret se si ta zbusni këtë inflacion të çmimeve? Po ndonjë plan konkret për rritjen e pagave në përgjithësi?
Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen Dejona. Pa diskutim që dara e varfërisë në këtë vend shtrëngohet para së gjithash nga rritja e madhe disproporcionale e çmimeve në raport me rrogat. Rritje kjo, e cila ka si shkak themelor narko-euron dhe narko-shtetin. Por rritje kjo, për të cilën Partia Demokratike ka një përgjigje flakë për flakë për neutralizimin dhe zbutjen e saj. Së pari, vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar.
Së dyti, heqja e TVSH-së ose zbritja e saj në 6% në të gjitha produktet ushqimore. Së treti, dyfishimi i rrogave dhe pensioneve me një politikë agresive të rritjes së tyre. Unë kam besim se me këto tre masa, kjo darë që shtrëngohet çdo muaj e më shumë në fytin e shqiptarëve, do mund të bllokohet dhe të lirohet.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama përdori forcën e kartonëve për t’i dhënë 4.3 mln euro Kanye West”/ Berisha: E trajtoi protestën si llogore lufte me dhunë policore...

Berisha: Edi Rama përdori kartonat e tij të krimit për të votuar në parlament dhuratën e parave që u grabiti pensionistëve shqiptarë...

Përplasjet në mbledhjen e PS-së/ Braçe sfidon Ramën: Të bëhet shembull 'spiuni' brenda nesh, përndryshe…

10 vitet e Ligjit të Investimeve Strategjike/ Tabaku: 9 ndryshime, 6 shtyrje dhe prona pa garë

Protestat për dorëheqjen e Ramës/ Prestigjozja franceze: Qindra protestues u sulmuan me gaz lotsjellës e ujë me piper para Kuvendit

Rama përdor ChatGPT për “Paketën e Maleve”, por gabon emrin e tij

Spahia: Të bësh mimika tallëse teksa flet për dramën e një fëmije autik është kalbëzim njerëzor

BIRN: Dhjetëra profile të rreme amplifikojnë fjalimin e Ramës





