Nga Platoni te betoni!

Nga Lufti Dervishi
Për dashurinë e madhe foli dikur Platoni,
Romeon e Zhuljetën Shekspiri la të ballkoni.
Ka dashuri me shikim të parë, me zjarr e emocion,
Por ne shpikëm më të fortën, dashurinë për beton.
Vendi do zhvilluar, gjelbërimi na pengon
Çdo hall, çdo telash, e zgjidhim me beton
Nëse të kalben eurot, ari s’të qetëson,
Hiqi nga dyshekët, parkoji në beton.
Të bezdis pallat i vjetër ngaqë ka ballkon?
Prishe menjëherë, mbille me beton.
Ke park fëmijësh a oborr që shkollën rrethon?
Rijetëzoji shpejt, zbukuroji me beton
Ke arë me ullinj, portokalle e limon?
Shkuli me rrënjë e degë, mbilli me beton.
Ke gjire ku shkon veç dallëndyshja e droni?
Shtroji shpejt një rrugë, që të mbërrijë betoni.
Ke lumë që prej shekujsh askush se pengon?
Sistemoje pak, vër një digë me beton
Ke flamingo e pelikanë që laguna i strehon?
S’ka për besë si avioni mbi një pistë me beton
Ke projekt- ide, ke destinacionin
Digje pylli sot dhe nesër sill betonin.
Platonin e lamë në libra, Shekspirin në sallon,
S’paska gjë më të shtrenjtë se dashuria për beton
Lexo edhe
POLITIKE
62 ditë revoltë! Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin "Skënderbej"

Protestë në Memaliaj kundër reformës territoriale, qytetarët kundërshtojnë planin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador i SHBA në Shqipëri

Koçeku i ‘përvishet’ Braçes: Kullën në Dukagjin e kemi pa leje, ‘pse-në’ thuaje ti se ke vite deputet aq sa unë i kam jetë

PS shkrin bashkinë e Selenicës, banorët dalin kundër: Do të shtojë braktisjen e zonës





