POLITIKE

Nga shtatori do të jetë numri dy i qeverisë Rama? Grida Duma reagon për herë të parë!

Piranjat Përditësimi i fundit 27 August 2026, 14:21

Nga shtatori do të jetë numri dy i qeverisë Rama? Grida Duma

Prej ditësh emri i Grida Dumës është kthyer në një nga emrat më të përfolur në vorbullën mediatike e politike, mes zërave se ish-deputetja e së djathtës shqiptare do të bëhej pjesë e qeverisë Rama, madje në një prej posteve më të rëndësishme, si numri dy i kabinetit.

Përgjatë këtyre ditëve, emrit të saj ashtu si dhe ajo vetë e thotë, i janë bashkëngjitur edhe skenarë të ndryshëm, i është caktuar pozicioni, i është gjetur “sponsori” dhe “pazari”. E teksa ky lajm tanimë ka marrë “dhenë”, vetë ajo ka vendosur që të reagojë dhe të thyejë heshtjen.

“Flini të qetë”, ka qenë përgjigjja e Dumës për të gjithë ata që e kanë vendosur në skenarët e tyre politikë. Ajo e bën të qartë se nuk ka ndërmend t’i marrë vendin askujt dhe se nëse një ditë do të vendosë të rikthehet në politikë, vendimi do të jetë tërësisht i saji, dhe pikërisht nga “porta e saj”.

“Nëse një ditë unë do të kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do të hyj nga porta ime, nuk i bie portës së askujt për të hyrë në politikë dhe as nuk i pres këto ftesa-thirrje, sepse thirrjen në politikë e kam pasur dhe do ta kem gjithmonë vetë. Vendimi im për të hyrë në politikë do të jetë sepse unë kam diçka për t’i kërkuar Shqipërisë, sepse kam diçka për të ofruar në ato çaste Shqipërisë”, thotë Duma ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e ish-deputetes:

Ka ca ditë që po më përflitet emri se do të jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Si lajm është një ushtrim durimi që e njoh prej kohësh. Flitet dhe përflitet, por nuk kam reaguar gjithmonë se unë mërzitem. Duhet të reagoj atëherë kur lukunia e thashethemit në fakt nuk i jep shans dikujt që të mbajë ngrehur sistemin. Një sistem i cili duhet reformuar i gjithi. Thënë këtë, jua them që në krye të herës, flini të qetë, nuk kam ndërmend t'i marr vendin askujt. Mbi të gjitha sepse, nëse do t’i merrja vendin dikujt tani, në këto momente politike, do të kishte qenë keq për vendin, për Shqipërinë.

Në krye të herës do t’ju them po ashtu në këtë komunikim të shkurtër qartësues, nuk më thërret njeri mua në politikë, nuk pres unë ftesa nga të tjerët në politikë. Nëse një ditë unë do të kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do të hyj nga porta ime, nuk i bie portës së askujt për të hyrë në politikë dhe as nuk i pres këto ftesa-thirrje, sepse thirrjen në politikë e kam pasur dhe do ta kem gjithmonë vetë. Vendimi im për të hyrë në politikë do të jetë sepse unë kam diçka për t’i kërkuar Shqipërisë, sepse kam diçka për të ofruar në ato çaste Shqipërisë. Thënë këtë, kanë ditë që gëlojnë, takohen në Pogradec, në jug, në Tiranë, ministra, deputetë, drejtues dhe mendojnë se shqiptarët e kanë gjithë vëmendjen te porta e tyre, nëse do të dalë tymi i bardhë në këtë realitet qeverisjeje me re të zeza dhe besojnë gabim që shqetësimi i shqiptarëve është ky.

Nuk di se pse seriozisht shqiptarët duhet të kenë këtë shqetësim. Sepse, ndërsa këta shqetësohen për vendin e tyre dhe postin e karriges së tyre, shqiptarët kanë një shqetësim madhor që bërtasin kudo, kanë apo jo ende vend në Shqipëri. Cilido qoftë emri, kushdo qoftë emri, mrekullia e Zotit qoftë ai individ, nuk e bën dot më i vetëm ndryshimin në këtë situatë. Duhet shumë më tepër se një individ për të sjellë atë që shqiptarët presin në këto ditë rebelimi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?