POLITIKE

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Lapaj: Moszbatimi i vendimit të Kushtetueses, shpërdorim detyre

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 15:45
Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Lapaj: Moszbatimi i vendimit

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar për bllokimin e pagave të gjyqtarëve, duke e cilësuar situatën si “të paimagjinueshme” dhe një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në funksionet e pushtetit gjyqësor.

I ftuar në News24, me gazetaren Ola Bruko, Lapaj deklaroi se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese përbën, sipas tij, një shkelje serioze dhe kërkoi reagim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë.

“Është situatë e paimagjinueshme. Kjo që po ndodh është ndërhyrje e qartë në funksionet e një pushteti tjetër, që është gjyqësori”, u shpreh Lapaj.

Ai iu referua pikës 110 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se institucioneve u ishte lënë afat deri më 31 korrik 2026 për të kryer ndryshimet ligjore. Sipas tij, në mungesë të këtyre ndryshimeve, llogaritja e pagave duhet të bëhet sipas referencës së përcaktuar në vendimin e Gjykatës.

Lapaj shkoi edhe më tej me akuzat, duke deklaruar se çështja nuk duhet të trajtohet vetëm përmes kallëzimeve, por përmes përgjegjësive konkrete të zyrtarëve që, sipas tij, nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Duhej të ishin arrestuar drejtorët e Thesarit, që nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ai, duke shtuar se situata mund të përbëjë, sipas vlerësimit të tij, “vepër penale të shpërdorimit të detyrës”.

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet e drejtoi përgjegjësinë politike edhe nga mazhoranca, duke deklaruar se zgjidhja ligjore është në dorën e Kuvendit. Megjithatë, sipas tij, përgjegjësia për të garantuar zbatimin e ligjit i takon edhe Prokurorisë.

“Është situatë e paimagjinueshme. Kjo që po ndodh është ndërhyrje e qartë në funksionet e një pushteti tjetër, që është gjyqësori. Në pikën 110 të vendimit thuhet: ndërkohë, nëse nuk bëhen ndryshimet ligjore deri në 31/7/2026, llogaritja e pagave do të bëhet sipas referencës së analizuar të vendimeve të kësaj Gjykate. Gjykata ka lënë afat 31 korrikun, ose do të funksionojë si me funksionarët e lartë publikë.

Deri më këtë datë parlamenti nuk e ka ushtruar këtë detyrë. Nuk bëhet kjo çështje me kallëzime, por me arrestime në flagrancë, të gjithë shefat e Thesarit, deri te kryeministri. Kjo kështu bëhet me arrestim në flagrancë, që të kthehet në model në të ardhmen që askush nuk duhet të guxojë. Jam trishtuar.

Nëse këta ia bëjnë këtë autoritetit më të lartë që ligji i ka dhënë fuqi, imagjino çfarë bëhet me nëpunësin e thjeshtë. Këtu ka vepër penale të shpërdorimit të detyrës në flagrancë. Duhej të ishin arrestuar drejtorët e Thesarit, që nuk zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E ka në dorë Edi Rama në Kuvend, se ai i ka numrat. Por zgjidhja mendoj se është në dorë të Prokurorisë. Nuk duhet askush që të ndërhyjë në punët e drejtësisë. Ata që më dëgjojnë, të bëjnë reflektimin dhe të zbatojnë ligjin.”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?