Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës: Na përthith një bashki më e dobët

P
Piranjat 2 August 2026, 14:59 · 2 min lexim
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës: Na përthith

Edhe kryetari i Bashkisë Patos, Fation Duro, ka dalë kundër propozimit për bashkimin e Patosit me Bashkinë Fier në kuadër të reformës së re territoriale.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se të dhënat zyrtare të Komisionit për Reformën Territoriale e rendisin Patosin ndër bashkitë me performancën më të mirë në vend, duke vënë në pikëpyetje arsyet e një bashkimi të tillë.

Reagimi i Fation Duros: 

Patosi nuk është bashki me performancë të dobët

Raporti përfundimtar i Komisionit nuk e paraqet Patosin si një bashki që nuk arrin të kryej funksionet e veta. Përkundrazi, në treguesit më të rëndësishëm, Patosi renditet ndër bashkitë më të mira të Shqipërisë.

Patosi është i dhjeti në Shqipëri për funksionalitetin

Indeksi i Funksionalitetit të Bashkive, IFB, vlerëson elemente të tilla si:

autonomia fiskale;
ngurtësia e buxhetit;
mbulimi i funksioneve;
eficienca e stafit;
detyrimet e prapambetura.
Patosi merr 71,7 pikë dhe renditet i dhjeti ndër 61 bashkitë. Raporti e konsideron nivel të lartë çdo rezultat mbi 65 pikë.

Argumenti zyrtar për konsolidimin territorial është:

Bashkitë e vogla nuk kanë kapacitet administrativ dhe financiar të ushtrojnë funksionet.

Por në rastin e Patosit, vetë të dhënat e raportit tregojnë të kundërtën.

Rang vendi Bashkia Popullsia 2023 IFB

Të dhënat tregojnë se Patosi ka:

16,3 pikë më shumë se Fieri;
performancë më të lartë se çdo bashki tjetër e qarkut;
rezultat të lartë edhe në shkallë kombëtare.
Pra, Bashkia që propozohet të shkrihet ka performancë funksionale më të mirë se bashkia që propozohet ta përthithë edhe performancë funksionale më të lartë se të gjitha bashkitë e tjera të Qarkut Fier.

Cili është dështimi konkret funksional i Bashkisë Patos që kërkon heqjen e statusit të saj, kur Indeksi zyrtar i vet Komisionit e rendit të dhjetën në vend dhe dukshëm mbi Bashkinë Fier me të cilën do të bashkohet?

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.