Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike, dega Krujë, ku ka folur për situatën në zonë, duke akuzuar qeverinë për neglizhencë dhe për atë që ai e cilësoi si cenim të interesave të qytetarëve.
Në fjalën e tij, Kalaja e krahasoi degën e PD-së në Krujë me kalanë e qytetit, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e demokratëve dhe duke deklaruar se synimi i tyre është fitorja në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe politike.
Kryetari i PD-së Krujë bëri thirrje për bashkim të demokratëve, duke theksuar nevojën për përfshirjen e figurave me eksperiencë, por edhe afrimin e të rinjve.
Fjala e kryetarit të PD Krujë, Aulon Kalaja:
Përshëndetje Kruja, Fushë-Kruja, Nikla, Bubqi, Malësia e Krujës dhe në fund qyteti i zemrës sime, Kruja. Një duartrokitje!
Ne pra jemi Kruja dhe sot do të tregojmë se ne dimë të kuvendojmë. Dega jonë është një familje e madhe sepse zemra juaj është sa mali i Krujës.
Dega jonë është si kalaja aty; ka qëndresë, ka betejë. Demokratët e degës tonë janë heronjtë e vërtetë, qëndrestarë të pamposhtur ashtu siç qëndronte kohorta pretoriane në krah të Skënderbeut.
Sot jemi mbledhur për të ndërtuar një kala të re që do të fitojë zgjedhjet lokale dhe politike. Kala e re, por që do ta ndërtojmë të fortë.
Nuk do të shembemi nga asnjë sulm. Nuk do të rrëzohemi nga asnjë gjëmim, nuk do të lëkundemi sepse nuk e kemi zakon.
Armikut që na e ktheu tokën e djegur dhe na plaçkiti, sot do t’i japim datën.
Pra, lavdia, motra dhe vëllezër u përket vetëm durimtarëve sepse gjërat gjithmonë vështirësohen përpara se të hapet rruga.
Ndaj sot, i pajisur dhe unë me një durim të madh, dua t’ju them se ora jonë po bie.
Do ta çlirojmë tokën tonë nga kusaria dhe atdheun tonë nga maskarenjtë.
Po, ne na duhet të mbajmë të vjetrit brenda kalasë sonë politike sepse ata i njohin shtigjet dhe të afrojmë gjakun e ri sepse ata janë luftëtarë të vërtetë.
Por kalaja e mirë gjendet në zemrën e qytetarëve, sepse edhe nëse ata kanë kështjella korrupsioni, kundërshtarët tanë nuk do t’i shpëtojnë dot zemëratës së popullit.
Por pyetja që çdo shqiptar i ndershëm sot bën për Krujën është: Kush e dogji Krujën?
Në mënyrë sistematike Kruja ka 40 ditë që po digjet. Koincidencë? Por koincidencat e përsëritura nuk janë më rastësi.
Çdo ditë sakatohen ullinjtë 500-vjeçarë që çiftet e reja i lulëzonin ikonës së Skënderbeut, kur heroi ynë kombëtar, para se ata të martoheshin dhe të vendosnin kurorë, i detyronte që të mbillnin pemët e zotave në tokën e Krujës.
Jo vetëm Kruja; Krasta, Zidolli, Albanopolisi, Grepsa, Mukja dhe Bilaj u përçudnuan me tym e flakë për t’ju grabitur tokat, me të ashtuquajturën, më falni të gjithë, paketa e halleve.
Na grabitën Rinasin sepse ne qenkemi qytetarë të dorës së dytë, se vetëm Tirana është e denjë që ta menaxhojë aeroportin, bizneset dhe tokat e atij fshati, me të cilin ne krutanët kemi lidhje shumë të forta fisnore dhe krushqie.
Motra dhe vëllezër dua t’ju them se deri para pak kohësh unë kam besuar tek një shprehje e Faik Bej Konicës i cili thonte se e vetmja herë kur shqiptarët bashkëpunojnë dhe koordinohen është kur hedhin vallen.
Por sot unë kam një mendim tjetër. Kruja më mësoi se po, ne mund të bëhemi bashkë dhe kur ne vendosim për fitore, ajo është e padiskutueshme.
A nuk bëmë të njëjtën gjë me 11 maj të vitit 2025?
Gjergj Kastrioti na ka mësuar se dhe me 300 shqiptarë, por patriotë, mund të mundësh perandorinë më të madhe.
Imagjinoni se çfarë mund të bëjmë ne sot me këtë sallë, me këta njerëz që janë ulur dhe ka plot në këmbë, kështu që fitorja do të jetë e padiskutueshme.
Për ata që kanë harruar, Kruja është kalaja e pamposhtur e demokratëve, ashtu ka qenë dhe kështu do të jetë.
Prandaj optimist, motra dhe vëllezër, optimist sepse pesimizmi nuk ka fituar asnjë betejë.
Për ziliqarët dhe të tjerë dua t’ju deklaroj se unë e dua Krujën sepse këtu lindi Shqipëria.
Prandaj më lejoni ta mbyll këtë fjalë me një betim latin që bëhet para martesës: Ubi tu, ibi ego (Kudo që të jeni ju, do të jem dhe unë gjithmonë).
Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një nga tem...
Përballë godinës së Kryeministrisë, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka lëshuar akuza të ashpra ndaj elitës politike në...
Ish-Presidenti i kohës së luftës së Kosovës, Rexhep Meidani, ka reaguar pas vendimit të Hagës, e cila dënoi me 81 vite b...
Aktivisti Arben Kola ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 109-të kundër kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar qëndrimet e qever...
Aktivisti Mirjan Aliaj ka marrë fjalën në protestën e 109-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke bërë ...
Në ditën e 109-të të protestës, ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj mbajti një fjalim shumë të fortë, pi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
Lideri i demokratëve Sali Berisha i pranishëm në Kuvendin zgjedhor të degës së PD-së në Krujë, është shpr...
Protestat popullore kundër qeverisë së Edi Ramës kanë hyrë në ditën e tyre të 109-të, teksa revolta ndaj afera...
Ka nisur marshimi nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Sot bëhen 109 që qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe...