“Nuk ka dialog pa dorëheqje!”/ Rama për thirrjen e protestuesve: Disa më kanë shkruar që nga protesta e parë! Asgjë s’më lëviz…

Kryeministri Edi Rama thotë se asgjë nuk e largon nga “instikami” që e kanë vendosur qytetarët shqiptarë me votën e tyre, teksa komentoi thirrjet e vazhdueshme të protestuesve për Zvërnecin, për të dhënë dorëheqjen.
Në një komunikim pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri tha se disa prej tyre i kanë shkruar që nga protesta e parë, ndërsa shtoi se është i gatshëm që të flasë me ata që nuk kanë dalë në protestë për një “episod të ri të një filmi të vjetër”.
“Dorëheqjen e kujt? Kam një përgjigje. Ti referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër se tanimë këtu nuk ka asgjë të re. Unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për muaj janë të kurdisur dhe të çartur, por me ata që kanë votuar për mua. Disa prej tyre edhe më kanë shkruar edhe nga protesta e parë.
Kam respekt për ta dhe jam gati të bisedoj se ata nuk kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri të një filmi shumë të vjetër. Kështu që ai film duhet tu tregojë të gjithëve se asgjë nuk më lëviz mua nga instikami ku më kanë vendosur shqiptarët.”, tha Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Rama pas mbledhjes së qeverisë: Do të them të vërtetat për Zvërnecin dhe pronësinë e tokës!

Skandal në Izrael/ Edi Rama u kërcënua nga Netanjahu për të zëvendësuar konsullin e nderit të Shqipërisë

Vokshi akuzon qeverinë për fshehje të procesit të integrimit: Po censurohet opozita dhe publiku

Rama sulmon protestuesit: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste

Zvërneci/ Ermelinda Meksi: Qytetarët s’duhet të jenë vetëm spektatorë kur merren vendime që prekin mjedisin dhe pasuritë natyrore

Kushtet e BE, Ndoja për integrimin: Është koha kur bie fasada dhe kërkohen rezultate konkrete

Rama nxjerr video dhe tallet me protestën, duke u kujtuar protestuesve që e kanë votuar 4 herë





