'Nuk kam mllef për ty, kam keqardhje/ Beqiraj sfidon Ibrahimajn: Të kanë detyruar ta shkruash atë status, hajde në debat publik

Ekonomistja Irena Beqiraj i është kundërpërgjigjur ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas reagimit të kësaj të fundit për debatin mbi shifrën e 8.5 miliardë eurove, duke e sfiduar hapur në një debat publik për çështjet ekonomike.
Në reagimin e saj, Beqiraj nis me një rrëfim personal nga koha kur u emërua në krye të Doganave, duke treguar se ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i kishte folur për “dy testet” që, sipas saj, kalonin ata që synonin poste të larta politike. Ajo shprehet se zgjodhi të mos i kalonte këto “teste”, pasi për të reputacioni, familja dhe miqtë kanë vlejtur më shumë se çdo funksion. Duke iu drejtuar Ibrahimajt, Beqiraj thekson se nuk ka mllef ndaj saj, por keqardhje, ndërsa lë të kuptohet se reagimi i ministres nuk ka qenë i shkruar me vullnetin e saj.
Ekonomistja shprehet se nuk vë në dyshim njohuritë profesionale të Ibrahimajt në makroekonomi dhe pikërisht për këtë arsye e fton në një debat publik për tema si aritmetika ekonomike, produktiviteti, investimet e huaja, kontabilizimi i fitimeve të pashpërndara, pensionet dhe buxheti i shtetit.
Në fund të reagimit, Beqiraj lëshon edhe mesazhin më të fortë politik ndaj ministres, duke deklaruar se beson se Ibrahimaj “është detyruar” ta publikojë statusin kundër saj dhe shpreh shpresën që një ditë ajo të mund të flasë lirshëm dhe të rikthehet, sipas saj, si kolegia dhe mikeshja që ka njohur.
Lexo edhe
POLITIKE
Bardhi reagon pas raportit të KE: Ja çfarë duhet të bëjë SPAK

Bashkëbisedim me qytetarët - Berisha: Do propozojmë uljen e TVSH për shportën e ushqimeve në 5 përqind ose heqjen e saj

Berisha: Rama nuk e dënon ministren e Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

“Heroizëm epik”/ Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni dhe bëni gjithçka për suksesin e protestës qytetare

BIRN: Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Eurodeupeti gjerman: Deklarata të tilla nuk mund të injorohen, të shkarkohet nga detyra!

“Rama po ju merr qytetarëve habitatet”/ Lubonja: Flamingot simboli më i gjetur i revolucionit

Ndikimi politik, korrupsioni dhe kapja e drejtësisë/ Raporti i Brukselit nxin qeverinë Rama





