"Nuk marr leksion mbi sovranitetin nga ju"/ Deputeti britanik i 'kthen reston' Ramës: Të rinjtë shqiptarë duan të largohen nga vendi

Deputeti britanik Andrew Rosindell ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, ku qytetarët prej më shumë se tre javësh po kërkojnë largimin e qeverisë Rama. Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama, të disa muajve më parë, Rosindell ka theksuar se është i lirë të komentojë mbi situatën në Shqipëri, ashtu siç Rama komenton zhvillimet në Britaninë e Madhe.
Me anë të një postimi në platformën "X", Rosindell tha se gjatë një vizite në Tiranë vitin e kaluar kishte biseduar me shumë të rinj shqiptarë, të cilët, sipas tij, i kishin shprehur dëshirën për tu larguar nga vendi. Ai shtoi se kjo mund të bëhet edhe më e lehtë me hyrjen e Shqipërisë në zonën Shengen.
Deputeti britanik rikujtoi gjithashtu se në vitin 2022 shqiptarët përbënin grupin më të madh të emigrantëve që mbërritën ilegalisht me anije të vogla në Mbretërinë e Bashkuar. Më tej, Rosindell tha se nuk do të marrë leksione mbi sovranitetin nga një kryeministër i huaj, duke nënvizuar se Brexit kishte të bënte me vetëqeverisjen demokratike dhe se ky parim mbetet po aq i rëndësishëm edhe sot.
Kryeministri Rama është i lirë të komentojë për Britaninë, ashtu siç jam i lirë të komentoj për Shqipërinë. Vitin e kaluar fola me shumë të rinj shqiptarë në Tiranë, të cilët më thanë se donin të largoheshin nga vendi, gjë që do të bëhet edhe më e mundur me hyrjen e Shqipërisë në Shengen. Në vitin 2022, shtetasit shqiptarë ishin grupi më i madh që mbërriti ilegalisht me anije të vogla në Mbretërinë e Bashkuar. Pyetja e vërtetë është pse kaq shumë të rinj shqiptarë ndienin se duhej të largoheshin nga vendi i tyre në radhë të parë. Do të marr leksione mbi sovranitetin nga populli britanik, jo nga një kryeministër i huaj. Brexit kishte të bënte me vetëqeverisjen demokratike dhe ky parim mbetet po aq i rëndësishëm sot sa kurrë më parë.
Lexo edhe
POLITIKE
Muçollari: Helmimet e studentëve të Akademisë së Sigurisë, pasojë e një qeverisjeje që ka humbur prioritetet

“Transparenca në ekonomi është siguri kombëtare”/ Tabaku: Korrupsioni dhe pastrimi i parave janë porta kryesore e ndërhyrjeve të huaja në...

Vangjeli: Skandali i ri i qeverisë me projektin ‘Smart City/ 'Safe Nation’, 140 milionë dollarë pa garë dhe fryrje kostosh

Erion Braçe si protestuesit, bën thirrje: Të rrëzojmë gardhet tek pishinat e liqenit!

Eurodeputetja italiane: Do shkojmë të shohim situatën e protestave në Shqipëri

Bushati: Rama me "një këmbë në varr"! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes





