POLITIKE

‘Nuk mund të luftojë regjimin dikush që paguhet nga Sorosi', Kalaja: Disa protestues sponsorizohen prej tyre

Piranjat Përditësimi i fundit 3 September 2026, 08:57

‘Nuk mund të luftojë regjimin dikush që paguhet nga

E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së Edi Ramës mbështeten dhe financohen nga fondacione të lidhura me Sorosin.

Kalaja tha se kjo krijon një kontradiktë të fortë, pasi nuk mund të luftohet regjimi i Edi Ramës nga individë apo organizata që financohen nga të njëjtat struktura që kanë ndikuar në konsolidimin e këtij regjimi.

Ajo e cilësoi situatën si një “ekuacion me shumë të panjohura”, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi organizimin e protestave dhe interesat që qëndrojnë pas tyre.

Kalaja u ndal edhe te marrëdhënia Rama-Soros dhe fotografia e kryeministrit me Alex Sorosin, duke e cilësuar atë si një fotografi të sponsorizuar dhe të përdorur për konsum politik.

Ajo tha se Sorosi, deri në vitin 2021, kishte një ndikim të madh si mbi pushtetin, ashtu edhe mbi opozitën, ndërsa sot përplasja ka ardhur si pasojë e prishjes së ekuilibrave.

Kalaja solli në vëmendje edhe protestat e opozitës ndër vite, duke argumentuar se kauza si Teatri Kombëtar dhe Porti i Durrësit nuk kanë marrë të njëjtin reagim nga aktorë që sot protestojnë kundër qeverisë.

Pjesë nga intervista:

Duke shprehur gjithë konsideratën për çdo protestues që del aty, me qëllimin përfundimtar për rrëzimin e kësaj qeverie, e këtij regjimi, një pjesë e mirë e protestuesve, sipas informacioneve, po edhe bindjes time personale, janë aty nën mbështetje nga Soros, nga Fondacioni Soros, po edhe më gjerë. Sponsorizohen prej tyre dhe organizohen prej tyre. Mjafton të shikosh disa investigime që janë bërë, ku njerëzit më të rëndësishëm që pretendojnë që janë organizatorë të protestës, rregullisht përfitojnë fonde nga Fondacioni Soros dhe nga këto para të projekteve të ndryshme, për të cilat, në fakt, ne kemi kaq kohë, ne si opozitë, unë edhe si pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e kam thënë dhe vijoj ta them, sepse nuk mund të luftojë regjimin dikush që paguhet nga Sorosi, i cili ne e dimë shumë mirë se çfarë ka bërë mbas 2013-ës për të konsoliduar këtë regjim.

Pra, është një ekuacion me shumë të panjohura, që, sido që t'i vendosësh të dhënat, nuk del. Mua më bëri përshtypje, në fakt, ai titulli që ju keni vënë. Nuk e di a është padashje apo është ndonjëherë edhe me qëllim, se aty thoni: "Historia Rama-Soros, miq edhe rivalë". Tani, miq dhe rivalë, apo mike dhe rivale, sepse ato, në fakt, kanë pretenduar në momente të ndryshme të jetës së tyre që janë edhe në gjini tjetër. Kështu që mua më pëlqeu kjo pjesë, sepse është pjesë e axhendës globaliste. Është pjesë edhe e tentativës, në fakt, në qoftë se mbani mend, që në protestë mund të jetë flamuri i LGBT-së. Mund të flasin ata të LGBT-së, por nëse aty ngrihen dy gishtat, bëhet nami.

Pra, është e dukshme që ka një skemë të qartë nga interesat e Edi Ramës dhe të Sorosit, dhe, nga ana tjetër, e pranojnë edhe vetë patronazhistët. Në gjithë historinë e njerëzimit, në gjithë historinë shqiptare, pavarësisht se është pak kjo post-demokraci, unë nuk kam parë në ndonjë vend që njerëzit të ngrihen dhe të thonë: "Nuk e duam ne". Edhe mua s'më pëlqen Agron Shehaj, Arlind Qori, Adriatik Lapaj apo kushdo tjetër. Kryetarin e opozitës, kryetarin e një partie opozitare, e zgjedhin anëtarët e saj.

Nëse nesër Sali Berisha do të bëhet kryeministër, dhe ajo do të bëhet se s'bën, atëherë po, qytetarët shqiptarë, sorosistët, patronazhistët, mund t'i kërkojnë llogari dhe mund t'i thonë: "Po, largohu". Të krijohet një kërkesë absurde, unë mendoj që nuk është e paqëllimtë. Është e sponsorizuar mjaftueshëm dhe është ajo që, në fakt, Sorosi e ka bërë gjatë.

Ne e dimë shumë mirë që deri në vitin 2021, pra nga 2013 deri në 2021, Sorosi ka qenë shumë komod, sepse kishte nën administrim edhe pushtetin, edhe opozitën. Dhe, duke qenë se u prishën ekuilibrat, ai, ndërkohë që i bën opozicionin Edi Ramës, dhe këtu nuk e ka se Edi Rama po bën korrupsion apo Edi Rama po shkel të drejtat e njeriut të popullsisë shqiptare, jo, ai opozicionin dhe protestën që organizoi kundra Edi Ramës e kishte pse Edi Rama po favorizon familjen Trump.

Dhe ju e dini shumë mirë, edhe mediat më prestigjioze që kanë ardh' në Shqipëri, nuk erdhën kur opozita prej 13 vitesh ka protestuar dhe kanë qenë kauza edhe më të forta se ato që hidhen sot. Se unë nuk mendoj që Zvërneci, megjithëse mendoj që duhet ruajtur çdo pjesë e Shqipërisë, ka më vlerë se Porti i Durrësit. Dhe unë nuk kam parë që njerëzit të reagojnë për Portin e Durrësit, madje na kanë sulmuar ne për Portin e Durrësit.

Po kështu, Partia Demokratike e ka mbështetur në vijimësi protestën, edhe zoti Paloka që është në studio, për mbrojtjen e teatrit. Por ne nuk kemi parë që njerëzit të ngrihen dhe të mbrojnë Teatrin Kombëtar, ku është, deri më sot të paktën, protesta më e gjatë në gjithë historinë e shtetit shqiptar dhe është një protestë që vazhdon akoma në sistemin gjyqësor.

Pra, ndaj unë mendoj që e gjitha kjo është një prishje pazaresh midis njëri-tjetrit. Dhe, lidhur me atë foto, unë jam shprehur edhe para disa ditësh.

Dhe po ta shikoni me vëmendje, sytë e këtij kreut të mafias janë drejtuar te personi që po bën fotografinë. Është një fotografi, në këndvështrimin tim, e sponsorizuar. Është një fotografi për t'u hedhur në publik si ushqim dhe për t'u thënë dhe protestuesve: "Shikoni, unë jam me Alex Sorosin". Sepse ne e dimë shumë mirë që, nëse ka një paranojë kryeministri shqiptar, ka praninë e njerëzve që nuk i njeh dhe mospëraninë e qindra e qindra badigardëve që i rrinë para e mbrapa.

Kështu që unë nuk e besoj, në këndvështrimin tim, që aty del dikush dhe rastësisht qenka afër tavolinës së kryeministrit dhe bën një fotografi. Unë mbaj mend një herë, sepse ai kalonte gjithmonë aty te pedonalja, drekonte dhe darkonte te ai restorant. Konsumonte dhe ato mallrat që ai i ka shumë për zemër, dhe një nga protestuesit thjesht thirri: "Rroftë teatri!". Ai iu kthye dhunshëm, dhe, më falni, i kërkoj ndjesë gjithë publikut, i ngriti gishtin, filloi duke na sharë me lloj-lloj fjalësh dhe na u sulën badigardët se çfarë kishim bërë.

Kështu që unë e di dhe jam e bindur që e gjitha kjo është bërë vetë nga Edi Rama dhe nga njerëzit që i shërbejnë atij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?