POLITIKE

‘Nuk na keni rrëzuar, na keni zgjuar’/ Protestuesi: Dje 1600 policë për të mbrojtur regjimin e Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 9 September 2026, 21:18
‘Nuk na keni rrëzuar, na keni zgjuar’/ Protestuesi: Dje 1600

Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë në ditën e 102-të, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve u ndal te përplasjet e një dite më parë, duke akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës dhe duke deklaruar se rreth 1600 forca policore ishin angazhuar për mbrojtjen e Parlamentit.

Protestuesi akuzoi gjithashtu policinë se kishte shoqëruar qytetarë vetëm për shkak të jelekëve të verdhë apo pankartave kundër qeverisë.

Sipas tij, protestuesit nuk duhet të demoralizohen apo të frikësohen nga presioni policor.

‘Dje ju patë të gjithë se ku mund të shkojë një pushtet kriminal që ndihet i paprekshëm. 1600 forca policore, bote me ujë, njerëz që merren zvarrë dhe një polici private që mbron disa deputetë kriminelë.

Pamë policë që vinin, që grabisnin njerëz rrugëve vetëm se kishin veshur jelekë të verdhë apo se kishin me vete pankarta me mbishkrimin ‘qeveri e arrestuar’. Pamë një polici që u soll si një milici me hordha dhe që synonte të shuante protestën dhe jo të bënte detyrën.

1600 forca policore mbronin një parlament të skaduar nga disa qytetarë të cilët armën më të rrezikshme kishin vezën dhe zërin. Mbronin një parlament ordinerësh nga qytetarë që nuk kanë dalë në shesh për rotacion pushteti, por për problemet që kemi sot të gjithë. Për problemet tona dhe të policëve bashkë.

Protestuesit u dhunuan, u përndoqën, u shoqëruan. Por kjo nuk duhet as të na demoralizojë dhe as të na frikësojë. Sepse fitore nuk është represioni që na bëjnë ata, por frika që ata i ka zënë. Fitore është thyerja e mitit në të cilin ata jetojnë.

Fitore është të kesh përpara 1600 policë dhe prapë të kesh guximin të kundërshtosh regjimin. Si mendoni, a është legjitim një parlament që mbrohet nga 1600 forca policore?

Kjo është fitorja më e madhe e kësaj proteste. Dhe këtë protestë nuk e kemi arritur me dhunë, por me mjete paqësore, sepse ka pasur të vërtetën dhe të drejtën me vete. Shqiptarët kanë 102 ditë që kundërshtojnë një regjim që po na shkatërron. E këto ditë na kanë treguar se çfarë jemi të aftë të bëjmë, nëse të gjithë bashkohemi.

Por nuk duhet të harrojmë kurrë arsyet pse na mbajnë në shesh. Ne si shoqëri duhet të kuptojmë një gjë, që heshtja jonë u bë forca e tyre. Për sa kohë ne si qytetarë kemi heshtur kur ata kanë vjedhur, kanë abuzuar dhe kanë tallur fytyrën e këtij vendi, ata janë bërë gjithnjë e më të fortë.

Burra dhe gra, hyjnë në parlament si përfaqësues të popullit dhe dalin me vila, me makina, me pasuri. Deputetët janë bërë si futbollistë, sot në një parti, nesër në një tjetër. Ndërrojnë siglat, ndërrojnë flamujt, por një gjë nuk e ndërrojnë kurrë: oreksin për para.

Disa u pasuruan aq shumë saqë e vetmja punë që ju kishte ngelur, ishte të zbukuroheshin me operacione plastike. E ndërsa ata në parlament bënin çdo gjë tjetër përveçse të na përfaqësonin, ne e kaluam kohën duke u ankuar te kafja. Dhe ja ku jemi sot me një parlament që është shndërruar në një kosh mbeturinash.

Për 30 vite kemi paguar me djersë dhe gjak një realitet që na shkatërron trupin dhe mendjen. Për 30 vite kemi parë një vend që po shkatërrohet.

A ka gjë më të dhimbshme kur pas çdo korrupsioni ka një prind që pret fëmijën të kthehet nga emigracioni?

A ka gjë më të dhimbshme kur pas çdo korrupsioni ka një fëmijë që rritet pa prindin pranë?

A ka gjë më të dhimbshme kur pas çdo korrupsioni është dikush që nuk ka lekë për ilaçe?

A ka gjë më të dhimbshme kur pas çdo korrupsioni është dikush që është mbytur në muaj me borxhe?

A meriton sot shqiptari të jetojë një realitet me vuajtje? Të t'i imponohet ideja se është i destinuar të vuajë që në lindje? Të lidhet me halle, të rritet me mungesa, dhe të punojë sa për të mbijetuar, dhe kur nuk ia del të thotë me vete që po iki se këtu kështu është?

A meriton sot shoqëria shqiptare të vritet vullneti, të përbuzet me arrogancë dhe të konsiderohet heshtja si timon e heshtja si tepsi?

A meriton sot shqiptari të pranojë të keqen si normalitet dhe për çdo skandal të thotë që çudia më e madhe zgjat 3 ditë?

A meritojmë ne që çudia më e madhe të na zgjasë 3 ditë, kur dëmi do të zgjasë me breza?

Ne nuk meritojmë të jetojmë kështu. Prandaj, përtej problemeve ekonomike, përtej problemeve sociale, përtej depresionit që sot shoqëria shqiptare po kalon, ne duhet të gjejmë forcë dhe të kundërshtojmë këtë regjim sado i fortë të jetë.

E duhet të vazhdojmë, sepse kjo protestë është një nga ngjarjet më të bukura në historinë e Shqipërisë. Është një kapitull i ri që lë pas njollat më të zeza të historisë së Shqipërisë dhe që i hap rrugë ëndrrës tonë për ta parë Shqipërinë një herë e mirë një vend të denjë për të jetuar.

Është një kapitull i ri që i jep shqiptarit forcë të luftojë për Shqipërinë që do. Një kapitull i ri ku Shqipëria është një vend ku shqiptari mund të jetojë i lumtur, dhe jo një burg gjigant ku të jesh i dënuar të jetosh.

Është një kapitull i ri që vret të gjithë mendësitë e kalbura që e shohin Shqipërinë si magazinë për ta plaçkitur. Është një kapitull i ri i cili i hap rrugën një mendësie të re, të njerëzve që do e shërojnë këtë vend nga sëmundja e korrupsionit. Këto 102 ditë janë vetëm fillimi.

E pas 102 ditësh, pas gjithë atij dhunimi, pas gjithë arrestimeve, pas gjithë presioneve që ata na kanë bërë, ne ju themi që nuk na keni rrëzuar, por na keni zgjuar. Me dorë në zemër, u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë.

Të ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo sëmundje që po i vret trupin, po i helmon mendjen, dhe po ia shet shpirtin në pazar. T'i nxjerrim shqiptarët nga kthetrat e këtyre kusarëve dhe t'u lëmë brezave që vijnë një Shqipëri të lirë dhe të denjë.

Sepse Zoti vendosi që të jemi shqiptarë, jo vetëm si privilegj, por dhe si detyrë për t'i shërbyer këtij vendi me dinjitet. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e kusarëve!’, tha gjatë fjalës së tij i riu protestues.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?